Lila e Cikalleshi flasin për përballjen miqësore me Francën

Sport

lila-cikalleshiAndi Lila dhe Sokol Cikalleshi ishin dy futbollistët e parë të cilët dolën në konferencë për shtyp në prag të miqësores me Francën.

Dy futbollistë të cilët nuk kanë rezultuar të rëndësishëm vetëm për Kombëtaren gjatë këtyre eliminatoreve por edhe me ekipet ku luajnë. Lila dhe Cikalleshi janë në sinkron me fjalët e trajnerit De Biasi në konferencën e një dite më parë, duke vlerësuar në maksimum këtë miqësore si një test shumë të rëndësishëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lila: “Ndeshja me Francën është si qershia mbi tortë e një sezoni të gjatë. Është ndeshje me një ekip cilësor dhe është një ndeshje e veçantë për t’u shijuar dhe për t’u kënaqur.

Cikalleshi: “Ne nuk kemi miqësore. Vlerësojmë çdo ndeshje në maksimum. Po pëgatitemi më së miri pasi është e rëndësishme për fatet drejt Francë 2016″.

Sfida ndaj Francës pritet të jetë një barometër për Shqipërinë në prag të sfidave të shtatorit ndaj Portugalisë dhe Danimarkës. Por përpara kësaj miqësoreje është një vendim që të gjithë e presin me padurim, pasi Gjykata Arbitrazhit Sportiv në Lozanë do të japë përgjigjen përfundimtare për ç’ka ndodhi në Beograd më 14 Tetor. Andi Lila beson tek drejtësia si dhe bën një analizë të pjesës së dytë të sezonit që do të nisë në Shtator për kuqezinjtë.

Lila: “Është një vendim që e presim me padurim por nuk ndikon tek paraqitja në fushë. Por nëse 3 pikët do të jenë në favorin tonë do të jetë një mrekulli për të gjithë shqiptarët. Në të shkuarën kemi parë që një gol ka bërë diferencën dhe sigurisht që tre pikë janë shumë. Për pjesën e dytë nuk kemi ndeshje të lehta”.

Sokol Cikalleshi po kalon një moment të mirë dhe në ndeshjet e fundit me Kombëtaren është konsideruar i pafat duke goditur disa herë shtyllën. Sulmuesi tregohet altruist, duke preferuar më shumë fitoren e skuadrës sesa lavdinë personale.

Cikalleshi: “Preferoj që të fitojë skuadra, por nëse shënoj unë atëhere do të ishte dicka e mirë”.

Emri i dy futbollsitëve kavajas ka qënë i lakuar në këtë periudhë merkato. Lila sqaron situatën e tij tek Parma ndërsa Cikalleshi tregon detajet e transferimit tek Instambul Basaksehir në ligën turke.

Lila: “Kam një kontratë 3 vjet e gjysëm me Parmën. Shpresoj që të qëndroj në Itali tek Parma ose edhe në një skuadër tjetër”.

Cikalleshi: “Kam rënë parimisht dakord me Instambul për 4 vite, por për shkak të impenjimit me Kombëtaren nuk kam shkuar të firmos. Pas ndeshjes me Francën do të hedh firmën dhe shpresoj që në të ardhmen të bëj një tjetër hap cilësor”.

ME TE LEXUARAT