L`equipe: Ja ku do të luajë Cristiano Ronaldo në 2016

Sport

ronaldo15Ëndrra e Paris Saint Germain-it në treg e ka një emër dhe një mbiemër, Cristiano Ronaldo. Është sulmuesi portugez dëshira kryesore e drejtuesve të klubit francez për të përforcuar skuadrën. Sipas asaj që raporton L’Equipe, Cristiano ka përfunduar në radarët e presidentit të klubit parizien Naser Al-Khelaifi dhe ky i fundit ka një plan sekret për të transferuar Ronaldon në Parc des Princes.

Gjithcka do të ndodhë në verën e vitit 2016, sepse largimi i 30-vjecarit nga Reali i Madridit këtë verë është thuajse i pamundur. CR7 dëshiron të luajë të paktën edhe për një tjetër sezon me Los Blancos pasi ka si objektiv të shndërrohet në golashënuesin më të mirë të gjithë historisë së Realit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aktualisht Ronaldo numëron 313 gola me fanellën e bardhë ndërkohë që Raul ka realizuar vetëm 10 gola më shumë edhe pse ka zhvilluar 441 ndeshje më tepër se sulmuesi luzitan. Për më tepër që Cristiano me një trajner që pëlqen lojën sulmuese si Rafa Benitez, do të tentojë të fitojë edhe njëherë trofetë më të rëndësishëm me klubin merengues përpara se ti japë lamtumirën madrilenëve.

Megjithatë sipas L’Equipe ky i ardhshmi do të jetë sezoni i fundit i luzitanin me Los Blancos sepse në verën e vitit 2016 e ardhmja e Ronaldos do të jetë në Paris. Te kampionët e Francës 30-vjecari do të marrë vendin e lënë bosh nga Zllatan Ibrahimovich.

Në moshën 31-vjecare vlera e 3-herë fituesit të Topit të Artë mund të bier disi dhe për një shifër që nuk i kalon 80 milionë Euro, Parisi mund të marrë ok-in e Realit që ka kontratë me Ronaldon deri në vitin 2018. Në Paris kanë filluar të ëndërrojnë sepse shumë shpejtë mund të kenë në ekip njërin nga dy futbollistët më të mirë të Botës.

ME TE LEXUARAT