KQZ çregjistron kandidatin e PD-së në Këlcyrë

Politikë

kqzKomisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi të martën me shtatë vota pro kërkesën e Partisë Demokratike që kërkon çregjistrimin e Gentian Muhametit, kandidat i koalicionit të djathtë Aleanca Popullore për Punësim dhe Dinjitet, nga gara elektorale e 21 qershorit.

Një javë më parë, Komisioni Zgjedhor nuk mori vendim për kërkesën në fjalë, pasi ra dakord që t’i përcillte për verifikim institucioneve kompetente dokumentacionin e kandidatit në fjalë, për të cilin PD kërkoi tërheqjen nga kandidimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe në mbledhjen e sotme, ekspertët ligjorë të Partisë Demokratikë në KQZ, përsëritën argumentet me të cilat kërkojnë çregjistrimin e kandidatit Muhameti.

Sipas juristit Ivi Kaso, koalicioni i djathtë APPD e ka vendosur standard të tijin tërheqjen nga kandidimi të të gjithë personave me të kaluar kriminale. Ky standard, tha ai, kërkon moskandidimin ose tërheqjen në çdo kohë nga kandidimi të kandidatëve me të kaluar kriminale. Kandidatët që refuzojnë verifikimin e të kaluarës së tyre ose nuk i përgjigjen këtij kriteri atëhere automatikisht e humbasin mbështetjen e koalicionit që i ka propozuar, tha juristi Kaso.

ME TE LEXUARAT