Berisha: Ushtarët e bindur, zbatuan urdhërin e Ramës ndaj Agon Channel

Politikë

berisha2015Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar vendosjen e sekuestros ndaj televizionit “Agon Channel”, si një nga bizneset e Francesco Becchettit. Ai tha se, ky veprim është urdhëruar prej kryeministrit Rama, pasi televizioni “Agon” ishte kritik ndaj tij. Por Berisha theksoi se, nëse ka shkelje të ligjit, Becchetti duhet të hetohet.

“Ky televizion u përball me Edi Ramën fuqimisht, në të gjithë veprimtarinë mafioze të kreut të qeverisë. Absolutisht, jam që të ndiqet çdo njeri, që ka realizuar vërtet larje parash, por të jepet arresti në avancë, pa e verifikuar gjykata, sepse unë nuk mund të besoj denoncimet e 'çorapes'.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kreu aktual i Drejtorisë së Luftës kundër Larjes së Parave, është i aftë për moralin dhe integritetin që ka, të akuzojë çdo shqiptar politikisht për larje parash. Dhe unë e kam akuzuar atë, në kuptimin që i kam kërkuar prokurorisë të hetojë të gjithë mundësinë e asaj që flitet, se ky i ka krijuar Dzakashvillit, në transfertat e tij të dyshimta qartësisht, të njoftuara nga banka.

Doli lidhja kontraktuale e Ajolës me Dzakashvillin, dhe tani duhet të qarkullojë arresti, po arrestohet filani, në mënyrë që njerëzit të krijojnë një dominancë tjetër, e që të harrojnë këtë histori”, u shpreh ish-kryeministri Berisha.

Ai ka folur edhe per kandidimin e Halim Kosoves ne Tirane. "Ju tregoj nje sekret une ju, Halim Kosoven Edi Rama e ka sjelle si kandidat per president ne vitin 2007", tha Berisha.

ME TE LEXUARAT