Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Edi Rama i përgjigjet ftesës për kafe nga Halim Kosova

rama-librazhdKryeministri Edi Rama i ka dhene pergjigjen e tij fteses “per kafe” qe i beri kandidati i djathte per Bashkine e Tiranes Halim Kosova.

Një qytetare i kujtoi Ramës se si kanë lënë para ca kohësh një kafe me të, ndersa kryeministri tha: “ Kafe ka kërkuar edhe Halim Kosova dhe kafen me të do e pi më 22 qershor, do të shkoj ta takoj te puna e tij, në maternitet, nderkohë që me ty do ta pi para 21 qershorit”.

Me kete pergjigje kryeministri le te kuptohet se kandidati i djathte do te dale humbes ne garen per Bashkine e Tiranes dhe do te kthehet keshtu ne Maternitetin Mbreteresha Geraldine ku ka pasur nje karriere te gjate si mjek.

Pak dite me pare kandidati demokrat Halim Kosova e ftoi kryeministrin publikisht per nje kafe duke u premtuar qytetareve se do te kishte bashkepunim te mire me qeverine pas zgjedhjes si kryetar bashkie.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet