Të shtëna me armë në SHBA, 5 të vrarë, mes tyre dhe autori

Bota
Të shtëna me armë në SHBA, 5 të vrarë, mes tyre

Pesë persona u vranë nga të shtënat me armë zjarri në Milwaukee të shtetit amerikan, Wiskonsin. Burimet bëjnë të ditur se sulmuesi i dyshuar vdiq nga “plagët e vetëshkaktuara”.

Ky i fundit u identifikua si banor i qytetit Milwaukee, 51 vjeç, ndërsa motivet e aktit të tij mbeten të paqarta.

Incidenti nodhi në kampusin e kompanisë së birrës, Molson Coors. Kryetari i Milwaukee, Tom Barrett, u shpreh se “ishte një ditë tragjike për qytetin”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai e cilësoi incidentin si një “akt të tmerrshëm”. Shefi i policisë në Milluoki, Alfonso Morales, tha se të pesë viktimat kanë qenë punëtorë të fabrikës së birrës.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, presidenti amerikan, Donald Trump, shprehu “ngushëllimet e tij më të thella për viktimat dhe familjet”. Ai deklaroi se sulmuesi ishte një “vrasës i lig”.

ME TE LEXUARAT