Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Reforma në drejtësi, PD vendos kushte: Duam pozicion paritar

halimiOpozita nuk do ti bashkangjitet Komisionit parlamentar për refromën në drejtësi deri sa mazhoranca ti garantojë pozicion paritar, që do të thotë anëtarë të barabartë dhe bashkëdrejtim të Komisionit.

Deputeti, Eduard Halimi, tha se opozita nuk ka qëllim veton, por hartimin e një reforme që ti rezistojë kohës, pavarësisht ndryshimit të qeverive.

“Kjo ishte analiza e punës së një viti duke theksuar se lëvizjet e deritanishme, ligjet e miratuara deri tani nga mazhoranca në mënyrë të njëanshme pa konsultim dhe me arrogancë siç janë ligji për gjykatën e lartë, ligji për gjykatën administrative dhe KLD, janë ligje dhe lëvizje që nuk kanë të bëjnë me reformën në drenjtësi, luftën kundër korrupsionit në sistemin gjyqësor, por kanë të bëjnë vetëm me ndërrimin e njerëzve dhe kapjen politike të këtyre institucioneve. Lidhur me praninë e opozitës në komisionin  parlamentar të reformës në drejtësi ne shprehëm gadishmërinë për të qenë prezent në këtë Komision, sigurisht duke pritur përgjigjen e mazhorancës që ky Komision të jetë i barabartë me anëtarë dhe opozita të ketë bashkëdrejtimin. Kjo për arsye që reforma të jetë afatgjatë dhe ti rezistojë kohës pavarësisht se kush ikën dhe kush vjen në qeveri. Kemi qenë dhe jemi në pritje të një përgjigje nga mazhoranca . Pa patur në asnjë moment të drejtën e vetos. Qëllimi ynë është që të garantojmë që ligjet  për sistemin e drejtësisë të bëhen transparente,nën mbikqyrjen ndërkombëtare dhe të jenë në shtratin e rrugës europiane dhe jo në rrugën e shkurtër”, tha deputeti Halimi para mediave.

Nderkohe kreu i Komisionit te Ligjeve,  Fatmir Xhafa, nënvizoi edhe njëherë rëndësinë e kësaj reforme.

“Unë nuk bëj pjesë në ata që flasin, unë bëj pjesë në ata që punojnë për ta ndryshuar. Ka një diferencë ndërmjet atyre që flasin përmes retorikave boshe dhe atyre që përbëjnë një përpjekje sado e vogël dhe modeste për ta ndryshuar. Që sot ka paaftësi, papërgjegjshmëri dhe korrupsion në sistem kjo është e dukshme”, tha Xhafa.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet