Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Pas kërkesës së PD, KQZ çregjistron kandidatin e Këlcyrës

kqzKomisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet të mërkurën për të shqyrtuar kërkesën e Koalicionit Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, për çrregjistrimin e Gentian Muhametit, kandidat për kryetar të bashkisë Këlcyrë.

Pak ditë më parë Partia Demokratike vendosi të tërheqë nga gara elektorale e 21 qershorit kandidatin e saj për Këlcyrën, Gentian Muhameti, për shkak të dyshimeve për të kaluarën e tij.

Ky akt u përshëndet dhe nga Ambasada Amerikane si lëvizje për pastrimin e politikës në Shqipëri.

Gjatë ditës së djeshme ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu gjatë një takimi me trupën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka nxitur institucionin qendror zgjedhor që t’i përgjigjet sfidës së dekriminalizimit të politikës shqiptare dhe të të zgjedhurve të saj duke vijuar me çregjistrimin e çdo kandidati të identifikuar si i inkriminuar dhe që vjen si kërkesë e partive politike.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.