Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Dako në Romanat: Investojmë për një vit aq sa nuk është bërë për 25 vjet

DAKOBrenda vitit të parë të mandatit do të realizojmë aq investime sa nuk janë bërë për 25 vjet më radhë të marra së bashku në zonën tuaj. Kështu ka deklaruar kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane për bashkinë e Durrësit Vangjush Dako gjatë një takimi me banorë të Romanatit.

Dako ka deklaruar gjithashtu se në fillim të vitit të ardhshëm do të jetë në funksion të plotë edhe qendra shëndetësore e këtij fshati, në mënyrë që banorët e zonës të drejtohen aty kur kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

“Për një vit do të bëjmë aq shumë punë në Romanat sa nuk janë bërë në 25 vjet me radhë. Siç kemi punuar 8 vjet në Durrës, ashtu do të punojmë edhe për të ndryshuar Rrashbullin, Ishmin, Manzën, Katundin e Ri dhe Sukthin, -u shpreh Dako para banorëve.

Duke folur për infrastrukturën e zonës, kryebashkiaku Dako është shprehur se ajo është në gjendje katastrofike dhe se ka nevojë për ndërhyrje urgjente. Rrugët kryesore do të asfaltohen tërësisht, pasi ne e shohim këtë zonë me vëmendjen e duhur ku jetojnë njerëz normalë dhe brenda vitit të ardhshëm Romanati do të ndryshoje faqen.

Kryebashkiaku Dako ka biseduar me banorët edhe në lidhje me infrastrukturën shkollore. Në Romanat ekziston vetëm shkolla 9-vjeçare, por që vitin e ardhshëm do të hapet një klasë për vitin e parë të shkollës së mesme në mënyrë që shkolla e fshatit të marrë statusin e shkollës së bashkuar. Përveç kësaj, shkolla e Romanatit do të ketë edhe terrenin sportiv, për të cilin Dako tha se do të jetë i njëjtë me 5 terrenet e reja sportive që u ndërtuan këtë vit në qytetin e Durrësit.

Zona e Romanatit është e njohur për bujqësinë, cilësinë e tokës dhe sidomos në kultivimin e vreshtarisë. Dako është shprehur në këtë drejtim se edhe për bujqësinë nuk është vënë dorë në 25 vjet me radhë dhe ne kemi qëllim në vetvete pastrimin e 240 km kanale kulluese dhe 230 km kanale vaditëse, që zgidh problemin e ujitjes për bujqit dhe fermerët tanë. Ai shtoi se do të punohet për rikonstruksionin e rezervuarit të Manskurisë si dhe 18 rezervuarë të tjerë që ndodhen në territorin e bashkisë së re.

Ndihmë e madhe për bujqësinë do të jetë edhe inspektoriati i arave, shtoi Dako, pasi ai do të merret me gjendjen e kanaleve dhe zhbllokimin e situatës, por sidomos në punën që nis menjëherë për regjistrimin e tokave bujqësore.

Në fund Dako ju është drejtuar banorëve për të pasur parasysh se gjatë këtij muaji do të dëgjojnë premtime të ndryshme, nga kandidatja rivale, por ju duhet të zgjidhni-theksoi ai- midis modelit të punes dhe modelit aventurë, sepse nga njëra anë kemi modelin Rama-Dako që e ka treguar me pune se çfarë është në gjendje të bëjë, ndërsa nga ana tjetër kemi modelin Berisha që të gjithë e pamë se ku e çoi vendin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.