Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Gjergj Bojaxhi: Do zgjidhim krizën e vendparkimeve në Tiranë

gjergj-bojaxhi2015Kandidati i pavarur për bashkinë e kryeqytetit, Gjergj Bojaxhi ka prezantuar projektin e tij për zgjidhjen e problemit te parkimeve ne Tirane.

loading...

Rekomandojme

Sipas Bojaxhi, situata e rëndë e parkimit në Tiranë është rezultat i mungesës së vizionit dhe klientelizmit të drejtuesve të Bashkisë së Tiranës, duke sqaruar edhe vizionin e tij për rregullimin e kësaj problematike.

“Hapësira optimale parkimit nëntokësor për ndërtimet e reja, përndryshe leja nuk do të jepet. Program i veçantë për parkime brenda lagjeve me investim publik-privat. Bashkia do të ofrojë të drejtën e përdorim të tokës dhe do të koordinojë politikat për parkimin në zonën përkatëse.Ndërtimi i një parkimi të madh në stacionin e autobusëve interurbanë në periferi të Tiranës”.
Bojaxhi ka premtuar edhe futjen e një sistemi modern për pagesën dhe menaxhimin e parkimeve publike në rrugë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet