Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

PD ftesë publike maxhorancës: Të firmosim pakt kundër kandidatëve të inkriminuar

bylykbashiPartia Demokratike ka propozuar sot nje pakt politik mes forcave politike ne vend per largimin e personave te inkriminuar nga listat e kandidateve per kryetare bashkish ne zgjedhet e 21 qershorit.
Ne nje deklarate per median, deputeti Oerd Bylykbashi tha se opozita fton se pari Partine Socialiste ti bashkengjitet ketij pakti publikisht.

Deklarata e Bylykbashit:

Jam sot para jush që të informoj opinionin publik se prej dy javësh, Partia Demokratike i ka propozuar mazhorancës ‎nënshkrimin e një pakti mes partive politike për verifikimin e kandidatëve që garojnë për zgjedhjet e 21 qershorit në kuadër të dekriminalizimit dhe largimin menjëherë nga gara të atyre kandidatëve që kanë rekorde kriminale.

Prej dy javësh mazhoranca e ka lënë në heshtje dhe pa përgjigje këtë propozim të Partisë Demokratike.

Jam sot para jush për të bërë transparencë të plotë të këtij propozimi.

Partia Demokratike propozon nënshkrimin e një pakti që do mundësojë:

1- Verifikimin për pasjen ose jo të rekordeve të rënda kriminale, për cilindo nga kandidatët e regjistruar për zgjedhjet e 21 qershorit, nëse një nga subjektet politike nënshkruese të paktit e kërkon këtë;

2- Përdorimin e gjurmëve të gishtërinjve për çdo rast të kërkuar, me qëllim verifikimin e plotë e të saktë të rekordeve kriminale;

3- Tërheqjen e menjëhershme nga gara të kandidatëve që rezultojnë me rekorde të rënda kriminale ose refuzojnë verifikimin e të dhënave të tyre.

4- Partia Demokratike është e bindur se dekriminalizimi është mbi të gjitha vullnet politik dhe se nuk jemi kurrë vonë për ta fituar këtë betejë.

Partia Demokratike i bën thirrje Kryeministrit Rama dhe mazhorancës të tregojnë vullnetin e tyre politik për të larguar personat me rekorde kriminale nga listat e kandidimit ne zgjedhjet e 21 qershorit, duke nënshkruar pa vonesë këtë pakt politik mes partive dhe duke hapur rrugën për zbatimin e menjëhershëm të tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.