Mustafa e Vuçiç ritakohen më 23 qershor në Bruksel

Kosovë&Rajon

vucicDialogu midis Kosovës e Serbisë pritet të vazhdojë më 23 qershor, në Bruksel.

Sipas të përditshmes së Beogradit, Danas, atë ditë duhet të ritakohen kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas kësaj gazete, dy kryeministrat duhet të bisedojnë, eventualisht edhe të nënshkruajnë zgjidhjet për të cilat do të merren vesh deri atëherë ekipet për negociata teknike.

Kjo gazetë shkruan, ndërsa Koha.net transmeton, se Prishtina e Beogradi janë marrë vesh në nivel teknik mbi telekomunikacionin dhe energjinë, ndërsa deri në takimin në nivel kryeministror pritet përparim në shatl-diplomaci rreth Basyhkësisë së Komunave Serbe. Në qarqet diplomatike, sipas Danasit, thuhet se tani ekziston marrëveshja që Kosova të marrë kodin ndërkombëtar telefonik, ndërsa për operator të telefonisë mobile të konkurrojë te institucionet kompetente të Kosovës “ndërmarrja e përbashkët”.

Ndonëse çështja e heqjes së barrikadës, që pala serbe e quan Parku i paqes, në pjesën veriore të Mitrovicës, i është lënë marrëveshjes midis kryebashkiakëve të pjesës jugore e veriore të qytetit, Danas pohon se kjo çështje do të zgjidhet kur Beogradi të vendosë të hapë kapitujt e negociatave me BE-në.

Heqja e Parkut (barrikadës – sqarim ynë) të paqes është njëra nga 11 kushtet gjermane për eurointegrimet e mëtejshme të Serbisë.

ME TE LEXUARAT