Fushatë ndërgjegjësuese në 6 qytete të vendit për mbetjet spitalore

Kliko per me shume info

spitali-amerikan-mjekim-gabuarRrjeti i vigjilencës mjedisore “Një sy për mjedisin“  nis fushatën  ndërgjegjësuese dhe informuese “Së bashku të marrim përsipër përgjegjësitë“për administrimin e mbetjeve spitalore në ambjentet e subjekteve prodhuese. Kjo fushatë zbatohet në bashkëpunim me spitalet dhe subjektet private në 6 qytete të vendit, Vlorë, Berat, Elbasan, Shkodër, Fushë – Krujë dhe Tiranë.

Fushata ka për qëllim të asistojë subjektet prodhuese në zbatimin e duhur të rregullores për administrimin e mbetjeve spitalore, duke përcjellë informacion mbi ndarjen e diferencuar të mbetjeve spitalore, mbi rrezikshmërinë që sjell menaxhimi jo i drejtë i tyre, dhe të ndikojë në rritjen e përgjegjshmërisë nga subjektet prodhuese dhe qytetarët.

Kliko per me shume info

Ky informacion bëhet i dukshëm dhe i aksesueshëm për të gjithë punonjësit e spitaleve/klinikave etj. nëpërmjet vendosjes së posterave informues në ambjentet e këtyre të fundit. Kjo do të ndihmojë shumë në orientimin e duhur të personelit përgjegjës në spitale për administrimin sa më të mirë të kësaj kategorie mbetjesh, si dhe do të informojë qytetarët në mënyrë që ata të mund të raportojnë/denoncojnë raste të shkeljes së rregullave të administrimit.

Posterat informativë kanë dy fokuse të ndryshme: Cilat janë përgjegjshmëritë për të cilat spitali angazhohet, sipas ligjit dhe rregullores, në administrimin e mbetjeve spitalore që prodhon; Ndarja e mbetjeve spitalore sipas rrezikshmërisë së tyre në bazë të kodit të ngjyrave. Në këtë mënyrë duam të tregojmë se si sjellja e duhur e secilit prej nesh ndikon në hallkat e mëtejshme të administrimit të mirë të mbetjeve spitalore.

Element tjetër i fushatës janë diskutimet e hapura mbi problemin e administrimit, perceptimin më të mirë të tij dhe hapat e mëtejshëm, të cilat do të zhvillohen me personelin e subjekteve prodhuese, grupe të ndryshme interesi dhe qytetarë. Në bazë kërkese gjithashtu, organizatat e rrjetit do të asistojnë në kohë personelin për kuptimin dhe zbatimin më të mirë të rregullores dhe informacionit të posterave.

Kjo fushatë vjen si vijimësi e punës dy vjecare mbi mbetjet spitalore të kryer nga organizatat e rrjetit të vigjilencës mjedisore.  Gjatë kësaj kohe organizatat kanë monitoruar me profesionalizëm situatën për administrimin e mbetjeve spitalore në qytetet e tyre, kanë realizuar takime me subjektet prodhuese dhe ato trajtuese, kanë bashkëpunuar me median, kanë zhvilluar  takime dhe tryeza diskutimi me institucionet inspektuese, kanë lobuar në Ministritë përkatëse për reagim në përmirësim të situatës etj.   E gjithë kjo nismë mbështetet finaciarisht nga nga programi  “Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri 2012-2015, SENiOR-A”, i cili zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), Shqipëri dhe financohet nga Qeveria Suedeze/

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here