Shqiptari i vrarë në Holandë për të cilin ndodhi "lufta me armë" në Tiranë

Aktualitet

ilirjan-sula-vrasje-roterdamNë Rotterdam te Holandës një shqiptar është vrarë në një mënyrë të frikshme disa muaj me pare.  Fjala eshte per shtetasin Ilirjan Sula, një 33-vjeçar shqiptar qe është vrarë me një plumb në kokë në Holandë. Policia ende nuk ka autore te dyshuar por pista kryesore po hetohet për një vrasje për një implikim i mundshëm me trafikun e drogës në Rotterdam.

Viktima i vrasjes ne Holande, eshte vellai i Durim Salkut, personit qe mbeti i vrare sot nga perplasja me arme ne Tirane. Mendohet se Durim Salku po tentonte te merrte hakun e vellait te merkuren ne Tirane kur qelloi me arme ndaj dy personave. Në janar të këtij viti u ekzekutuan dy shqiptarë të tjerë dhe ndaj sipas burimeve, policia po shikon dhe mundësinë nëse Sula kishte ndonjë lidhje me shqiptarët e vrarë në janar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Viktima përdorte emrat Durim Sula, Durim Sulku dhe Besnik Sulku. Ai kaloi disa kohë në Holandë dhe pa një banim të regjistruar. Sipas njoftimit të Policisë vrasja u bë me “gjakftohtësi”.

Viktima po drejtonte makinen Smart, e cila ishte parkuar në një fshat afër qytetit të Rotterdamit. Një person i paidentifikuar nga dritarja anësore e vogël qëlloi nga mbrapa në kokën e viktimës. Ai vdiq në vend me telefonin e tij celular në dorën.

Një ditë më vonë në Rotterdam u gjet mjeti me të cilën autori i vdekjes u largua. Në makinën BMW u gjet revolja me të cilën u vra Sula. Provat u sekuestruan nga policia, por siç duket policia nuk ka ndonjë pistë të qartë për autorin e mundshëm. Publikimi i të dhënave në Holandë është diçka e veçantë dhe ndodh vetëm në raste të veçanta.

ME TE LEXUARAT