PD, Halimi: Zgjedhjet po vidhen që tani, cdo muaj shtohen banorë fiktivë në Kavajë

Politikë

halimi-denoncimi-kavajePartia Demokratike denoncoi një tjetër skemë kriminale, përmes të cilës sipas saj po tentohet të manipulohen zbgjedhjet e 21 qershorit. Nënkryetari i grupit parlamentar demokrat, Eduard Halimi, akuzoi kryetarin e Bashkisë së Kavajës se po importon zgjedhës fiktiv.

Halimi tha se dega e PD-së Kavajë ka depozituar në Prokurorinë e Rrethit kallzimin penal ndaj të gjithë autorëve, bashkëpunëtorëve, organizatorëve dhe urdhëruesve të kësaj skeme kriminale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Jam sot këtu në emër të Partisë Demokratike për të bërë publike para qytetarëve, gjetjet e auditit të KQZ-së, ku me prova, fakte e grupfakte provohet ekzistenca e një skeme kriminale të blerjes së votave në Bashkinë e Kavajës, me fenomenin i importimit të zgjedhësve, me qëllimin e vetëm të manipulimit të vullnetit të lirë të zgjedhësve dhe manipulimin e rezultatit zgjedhor të 21 qershorit.

Sipas statistikave zyrtare të Zyrës së Gjendjes Civile rezulton e provuar se në qytetin e Kavajës vijnë jo më shumë se 30-50 persona në muaj të cilët transferohen në Kavajë për të banuar rregullisht me kontrata shitje apo akte pronësie. Ky trend normal paraqitet edhe nga 1 janari deri në 27 prill, pra në katër muaj ku janë shtuar në lista 175 persona”.

Halimi deklaroi se 40-50 transferime fiktive kryhen çdo muaj. Sipas tij, rezulton e provuar me fakte të pakundërshtueshme se çdo ditë kryetari në ikje i Bashkisë Kavajë ka firmosur personalisht për importimin e të paktën 60 votuesve me qëllimin kriminal për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve të 21 qershorit.

banesat-kavajeDeklarata e plote e deputetit Halimi

Jam sot këtu në emër të Partisë Demokratike për të bërë publike para qytetarëve, gjetjet e auditit të KQZ-së, ku me prova, fakte e grupfakte provohet ekzistenca e një skeme kriminale  të blerjes së votave në Bashkinë e Kavajës, me fenomenin i importimit të zgjedhësve, me qëllimin e vetëm të manipulimit të vullnetit të lirë të zgjedhësve dhe manipulimin e rezultatit zgjedhor të 21 qershorit.

Partia Demokratike Dega Kavajë, ka depozituar para pak minutash në Prokurorinë e Rrethit kallzimin penal ndaj të gjithë autorëve, bashkëpunëtorëve, organizatorëve dhe urdhëruesve të kësaj skeme kriminale.

Sipas statistikave zyrtare të  Zyrës së Gjendjes Civile rezulton e provuar se në qytetin e Kavajës  vijnë jo më shumë se 30-50 persona në muaj të cilët transferohen në Kavajë për të banuar rregullisht me kontrata shitje apo akte pronësie. Ky trend normal paraqitet edhe nga 1 janari deri në 27 prill, pra në katër muaj  ku janë shtuar në lista 175 persona.

Por pas kësaj date kur Partia Demokratike denoncoi modelin e importimit të rreth 3000 zgjedhësve në Durrës prej Vangjush Dakos dhe kur në vend të distancimit, kryeministri e mori në mbrojtje,  dhe  në mungesë të një ndëshkimi shembullor nga organet e ligjit për Gjushin e Partisë, vjen rasti më unik deri tani në Shqipëri me kryetarin në ikje të Bashkisë Kavajë Elvis Rroshi.

Nga 40 transferime në muaj, për 12 ditë janë shtuar edhe 595 të tjerë.  Të gjithë këta 595 votues kanë ardhur në Kavajë brenda 12 ditëve nëpërmjet 194 kontrata fiktive, identike si kjo këtu, që shihni në ekran.

Të 194 kontratat janë hartuar e nënshkruar personalisht nga Kryetari aktual dhe kandidati për zgjedhjet e 21 qershorit, Elvis Rroshi brenda 12 ditëve ku i jep në huapërdorje pronën e bashkisë 595 votuesve për të banuar vetëm 3 muaj pa shpërblim, nga data 24 prill deri në 24 korrik. Pra, për të banuar vetëm për qëllim të votimit pro tij në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit.

Kjo këtu që shihni është njëra nga 194 kontratat identike të firmosura nga Elvis Rroshi. Shihni pak kohën 3 muaj në faqen 2 dhe qëllimin: 194 familje me 4-5 persona sipas këtyre kontratave kanë lënë shtë‎pitë e tyre në Tiranë, Rrogozhinë, Lekaj, Kryevidh dhe kanë shkuar të jetojnë sipas Elvis Rroshit në sip. 15m deri 20 m2 në këtë ambient këtu në foto që quhet ish- Fabrika e letrës Kavajë!!!! Të gjithë këta 595 votues brenda javës kanë marrë vendim për të shkuar për të jetuar këtu!!  Shiheni pak dhe ju ftoj të gjithë mediave të shkojnë të bëjnë çdo verifikim që në këtë minutë nëse ndonjëri nga 595 votuesit janë aty.

Rezulton e provuar me fakte të pakundërshtueshme se çdo ditë kryetari në ikje i Bashkisë Kavajë, dhe kandidati i Edi Ramës për një mandat të dytë ka firmosur personalisht për importimin e të paktën 60 votuesve me qëllimin kriminal për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve të 21 qershorit.

I kërkojmë sot me forcë Prokurorisë të regjistrojë urgjentisht kallzimin penal dhe të fillojë verifikimin menjëherë të ‎informacionit zyrtar që vjen nga zyrat shtetërore të gjendjes civile. Të marrë masat urgjentisht që sot që veprimtaria e skemave kriminale të manipulimeve zgjedhore të ndalohet menjëherë. Të bëjë shembull rastin kriminal që ka ndodhur në Kavajë, të autorëve, organizatorëve të kësaj skeme kriminale të manipulimit zgjedhor e pasqyruar me 194 prova shkresore, fotografi  fakte e grupfakte dhe të ngjallë besimin publik se institucionet ligjzbatuese në vend nuk do të lejojnë kurrë më, shitblerjen e votave në zgjedhjet e 21 qershorit.

I kërkojmë sot partnerëve ndërkombëtarë që të monitorojnë këtë rast me vëmendjen maksimale dhe të mbështesin fuqimisht prokurorinë në marrjen e masave të menjëhershme për moslejimin e prodhimit të efekteve të këtij krimi elektoral dhe bllokimin e menjëhershëm që sot të kësaj skeme kriminale për zgjedhjet e 21 qershorit.

Partia Demokratike paralajmëron kryeministrin dhe kandidatët e tij, të tërhiqen menjëherë nga ky krim elektoral dhe nga çdo skemë e ngjashme anembanë vendit. Të mos i shkojë ndërmend as edhe një minutë se kjo skemë kriminale e manipulimit elektoral do të lejohet të funksionojë, apo që me votat e mazhorancës të përsërisë amnistinë që bëri për autorët e blerjes së votave në Korçë 2 vjet më parë.

I bëjmë thirrje qytetarëve të Kavajës dhe gjithë Shqipërisë, të mos mashtrohen dhe të mos bëhen pjesë e skemave të tilla kriminale. Të mos shesin votën e tyre në këmbim të favoreve për para dhe vende pune.

Partia Demokratike është e vendosur se kurrë që bashkë me partneret ndërkombëtarë të mbrojmë çdo votë të lirë, si themeli i demokracisë sepse vetëm kështu mbrojmë mirëqenien dhe dinjitetin për çdo shqiptar.

ME TE LEXUARAT