Zbardhet grabitja e bankës në Tiranë, kapen tre autorët, njëri kamarier
Zbardhet grabitja e bankës tek rruga e kavajas në Tiranë e ndodhur vetëm pak ditë më parë. Policia informoi sot se pas një pune intesive hetimore dhe operacionale gjatë 72 orëve të fundit, në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë e mundur zbulimi dhe dokumentimi i vjedhjes me armë dhe me dhunë i deges se bankes NBG, ne rrugën e “Kavajës” ndodhur më datë 20.05.2015.
Sipas policisë, me datë 23.05.2015, pas një pune të mirorganizuar, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar”YARIS”, ku si rezultat i punës së bërë u bë e mundur dokumentimi ligjor i vjedhjes se NBG Bank rruga e Kavajës ndodhur më datë 20.05.2015 me autorë shtetasit :
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
1- Kristi Sulollari, 19 vjeç, në Vorë dhe banues në Tiranë
2- Kristi Kajo, 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
3- Rei Cenolli, 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
Shtetasi Kristi Sulollari u kap ne vendin e quajtur Tajvan ku punonte si kamarier. Shtetasi Kristi Kajo u kap në shtëpinë e gjyshes së tij në rrugën “Irfan Tomini” ndërsa shtetasi Rei Cenolli u kap në Voskopjë, Korçë në shtepinë e xhaxhait të tij.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan
shuma prej -6.879.000 lekë të vjetra,
-një kapele e përdorur në ngjarje
-si dhe mjeti Toyota Yaris me targe AA861LD që u përdor në ngjarje për të sjellë dhe larguar autorët.
Nga ana jone u kryhen veprimet proceduriale dhe materialet do ti dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësor , Tiranë, për veprat penale të ”Vjedhje banke dhe arkave te kursimit”,”Mbajtje pa leje e armëve luftarake” , parashikuar nga nenet 136/2, dhe 278/2 i K.Penal.