Sulm me bombë në një xhami në Arabinë Saudite, të paktën 30 viktima

Kliko per me shume info

arabiNjë sulm me bombë ka ndodhur në një xhami shiite në Arabinë Saudite. Një dëshmitar ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters se ishte një shpërthim i madh në xhaminë e Imam Ali në fshatin al- Qadeeh.

Sipas tij, të paktën 30 persona janë vrarë nga sulmi, ku më shumë se 150 persona po kryenin lutjen. Ende asnjë grup nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit.

Kliko per me shume info

Një televizion libanez tregonte në pamje copa xhamash dhe muresh brenda në xhami. Trupat janë të mbuluar me çarçafë dhe të shtrirë në tokë. Minoriteti shiit mysliman në Arabinë Saudite është vendosur kryesisht në provincën lindore, dhe ka pasur protesta sporadike për të drejta më të mëdha. Ky mund të jetë sulmi i parë i të tilla përmasave në një xhami shiite.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here