Riga, klimë konstruktive në takimin Cipras-Merkel-Hollande

Kliko per me shume info

merkelNë një klimë konstruktive u realizua takimi ndërmjet kryeministrit grek, Aleksis Cipras, kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, François Hollande, sipas burimeve qeveritare.

Gjatë takimit që zgjati rreth dy orë, të tre liderët ranë dakord se është shënuar progres i rëndësishëm.

Kliko per me shume info

Biseda u fokusua në çështjet e mbetura hapur.

Sipas të njëjtave burime, kryeministri grek parashtroi perspektivën e daljes nga kriza që do të sjellë një marrëveshje me sfond afatgjatë.

Nga ana e tyre, Merkel dhe Hollande e mirekuptuan nevojën e një marrëveshjeje me sfond të tillë dhe shprehën vullnetin e tyre që të ndihmojnë madje edhe personalisht nëse nevojitet, me qëllim që të arrihet së shpejti marrëveshja.

Më tej biseda kishte të bënte me kushtet e marrëveshjes dhe me të ardhmen.

Pati klimë pozitive në lidhje me një plan të fuqishëm investimesh për nxitjen e zhvillimit

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here