Palestinezët protestojnë për murin e ndarjes në qytetin Ram

Kliko per me shume info

muriPalestinezët në qytetin Ram i cili është i ndarë nga Jerusalemi me murin ndarës, duke lëshuar në qiell balona protestuan kundër këtij muri ndarës, raporton AA.

Në kuadër të aktivitetit “Valëvit flamurin, ky është vendi yt” të organizuar nga institucionet lokale të Këshillit të Lartë të Rinisë dhe Sporteve të Palestinës në qendrën e qytetit Ram, palestinezët marshuan deri në murin e ndarjes, ku më pas ata kanë lëshuar në qiell qindra balona.

Kliko per me shume info

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Kombëtar të Rinisë dhe Sporteve, Mahir el-Cemel në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se “në këtë aktivitet të mbajtur në pikën më të afërt me Jerusalemin, i japim Izraelit mesazhin se palestinezët duan të jetojnë në paqe dhe në siguri në vendin e tyre”.

Cemel, i cili u shpreh se duan të jetojnë dhe të dëfrejnë me identitetin e tyre, ai ka theksuar se “Ky aktivitet në të njëjtën kohë është mesazh se i dalim për zot Jerusalemit i cili është e drejta dhe kryeqyteti ynë”.

Qeveria izraelite pas “kryengritjes së Aksasë” në vitin 2000 me qëllimin për të ndarë Bregun Perëndimorë dhe “kufirin izraelit” në vitin 2002 nisi ndërtimin e “murit ndarës” ku ndau dhe qytetet.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here