OSBE: Luftëtarët kanë pranuar se shërbejnë në ushtrinë ruse

Bota

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

oscNdërmjetësuesit evropianë në krizën e Ukrainës thonë se dy persona të zënë nga trupat qeveritare të Ukrainës, kanë pranuar se janë pjesëtarë të ushtrisë së Rusisë, të dërguar për t’i mbështetur luftëtarët separatistë prorusë. Ky zbulim nga Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) paraqet dëshminë më të fuqishme të pavarur deri tash, për përfshirjen direkte të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në luftën 13 muajshe në vendin fqinj. Kievi dhe perëndimi për një kohjë të gjatë e kanë akuzuar Rusinë për mbështetje të separatistëve prorusë me armatim dhe trupa. Rusia i ka hedhur poshtë akuzat. rel

ME TE LEXUARAT