Obama dëshiron të vizitojë Kubën para se të përfundojë mandatin

Bota

obama15Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka deklaruar se Presidenti amerikan, Barack Obama dëshiron të vizitojë Kubën para se të përfundojë mandatin e tij.

Earnest, në pritjen e përditshme për shtypin ndaj pyetjes së një gazetari kubanez se "A do të jetë e mundur që të shikojmë presidentin Obama në Havana para 2016-ës?", ai iu përgjigj se: "Ka një person i cili shpreson që presidenti Obama të vizitojë veçanërisht Kubën dhe ai person është vetë presidenti Obama".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zëdhënësi Earnest, theksoi gjithashtu se Obama do të jetë i kënaqur që do të gjejë mundësinë për të vizituar Kubën dhe veçanërisht kryeqytetin e saj Havana.

SHBA vitin e kaluar vendosi për normalizimin e marrëdhënieve me Kubën, ku më 11 prill pas gjysmë shekulli për herë të parë një Presidenti i SHBA-së kreu një takim ballë për ballë me një president të Kubës.

Obama me 14 prill mori vendimin që të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin.

ME TE LEXUARAT