Krimi zgjedhor, Llalla vartësve: Verifikoni të inkriminuarit

Aktualitet

Adriatik_Llalla_0111Fushata elektorale dhe dita e votimit më 21 qershor për zgjedhjet lokale do të monitorohen nga një njësi e veçantë hetimore në Prokurorinë e Përgjithshme e shtrirë me njësi Task-Forcë në të gjitha qarqet e vendit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky vendim është marrë nga kryeprokurori Adriatik Llalla i cili ja ka komunikuar vartësve të tij këtë të premte, ditë e cila përkon me çeljen zyrtare të fushatës elektorale si dhe vjen pak ditë pak ditë pas marrëveshjes së nënshkruar mes prokurorisë dhe Komisionit Qendror Zgjedhor.

Me ndryshime në Kodin Penal në krimet zgjedhorë janë plot 11 vepra penale, përfshi pengimin e subjekteve elektorale, falsifikimi i materialeve zgjedhore, dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore, shkelja e fshehtësisë së votimit, votimi më shumë se njëherë, dhënia e shpërblimeve e premtimeve, si dhe braktisja e komisioneve zgjedhore apo pengimi i zgjedhësve për të votuar.

Burime për A1Report nga ky takim bënë me dije se Llalla i ka kërkuar vartësve të tij të intensifikojnë procedurat e verifikimi të kandidatëve në interes të dekriminalizimit, pasi deri më tani përgjigje kanë kthyer vetëm 6 prokurori nga 30 të tilla në rang vendi.

ME TE LEXUARAT