Albpetrol “shpëton” buxhetin, shet 100 mijë tonë naftë bruto me 31 milionë USD

Aktualitet

albpetrolAlbpetrol ka arkëtuar rreth 31 milionë dollarë nga shitja e 100 mijë tonë naftë bruto në një ankand të hapur i cili u finalizua me sukses sipas shpalljes në Agjencinë e Prokurimit Publik me 15 maj. Garën e fitoi kompania “TPD-Trading Petrol&Drilling” sha, Tirane “, cili ka ofruar për këtë  ankand çmimin 72.52% e çmimit Brent – 5.5 USD/bbl + K, K=0.1 USD pa TVSH. Duke marrë në konsideratë këtë formulë Monitor përllogariti se, vlera e përfituar  është rreth 31 milionë dollarë, e cila sipas burimeve në Albpetrol në pjesën më të madhe të saj do të derdhët në buxhetin e shtetit.

Agjencia e Prokurimit Publik  pohon se,  oferta e e “TPD-Trading Petrol&Drilling” sha, Tiranë është identifikuar e suksesshme. Kompania ndërkohë duhet të paguajë pranë Drejtorisë së Prokurimit Publik të Albpetrol sha, rruga Fier – Patos në Fier, sigurimin e kontratës, në masën 10% të vlerës së përllogaritur te kontratës në vlerë 3 148 728 (tre milion e njëqind e dyzet e tetë mijë e shtatëqind e njëzet e tetë) USD siç parashikohet në dokumentet e ankandit, brenda 10 (dhjete) ditëve nga dita e marrjes/publikimit të këtij njoftimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në rast se nuk pajtoheni me këtë kërkesë, ose tërhiqeni nga nënshkrimi i kontratës, do të konfiskohet sigurimi i ofertës suaj dhe kontrata do t’i akordohet ofertuesit vijues në klasifikimin përfundimtar” njofton Albpetrol. Derdhja e dividendit të e kësaj shume në buxhetin e shtetit do të ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme mbajtjen nën kontroll të treguesve buxhetore që këtë vit janë cenuar ndjeshëm nga rënia e të ardhurave tatimore.

TPD-Trading Petrol & Drilling është shoqëeri aksionare dhe është regjistruar në QKR me qershor të vitit 2012. Kompania ka objekt kryesor të aktivitetit import-eksport, transport, tregtim me shumice të naftës bruto, gazit natyror, gazit të lengshëm, nënprodukteve të përpunuara të naftës si benzinë etj,. MONITOR

 

ME TE LEXUARAT