Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Zbulohen dy anglo-amerikanët që drejtojnë fushatën e Ramës e Bashës

anglo-amerikanetEdhe në këto zgjedhje, dy partitë më të mëdha në vend, PS dhe PD, ua kanë lënë në dorë konsulentëve ndërkombëtarë drejtimin e fushatës zgjedhore.

Por, nga kush drejtohet fushata e dy partive më të mëdha? Panorama shkruan se ashtu sin ë zgjedhjet e 2013-s, fushata e PS-së drejtohet nga ish-këshilltari i Tony Blair, Alastair Campbell.

Ndërkohë, fushata e PD-së drejtohet nga Grupi Mellman. Ky grup ka qenë në Shqipëri edhe gjatë fushatës së Bashës për zgjedhjet e 2011-s.

Të dy konsulentët ndërkombëtarë të kësaj fushate janë përpjekur që të drejtojnë atë drejt toneve pozitiviste dhe të buta. Por, nuk dihet sa do të qendrojnë të buta tonet e fushatës, pasi jemi ende vetëm në fillim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet