Trafikonin shqiptarë në SHBA, Krimet e Rënda çojnë për gjykim 7 persona

Aktualitet

krimet-e-renda-565x423Prokuroria për Krime të Rënda përfundon hetimin dhe dërgon për gjykim 7 shtetas, të akuzuar për veprat penale të “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit”.

Sipas një njoftimi për shtyp të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, këta shtetas akuzohen se, nëpërmjet pagesave që arrin në shumat 20-25 mijë dollarë, kanë trafikuar një numër të konsiderueshëm shtetasish shqiptarë në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, personat e akuzuar kanë dërguar në mënyrë klandestine në SHBA shtetas shqiptarë nëpërmjet kalimit tranzit nga Maqedonia në Bullgari, ku pajisen me dokumenta Bullgare. Me pas, nga aty, udhëtonin për në Spanjë dhe më tej në vendet e Amerikës Qendrore, kryesisht në Nikaragua, Hondurras, Guatemalë, Meksikë dhe në fund, në destinacionin final, SHBA”, thuhet në njoftimin e PKR-së.

Sipas njoftimit, Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin për këtë skemë trafiku personash në bazë të informacionit të mbërritur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe në bashkëpunim me autoritetet amerikane.

Nga informacioni i përfituar gjatë hetimit, PKR-ja thotë se rezulton se vetëm gjatë vitit 2013, kanë hyrë në mënyrë klandestine në territorin e SHBA-së nëpërmjet kufirit me Meksikën, rreth 480 shtetas shqiptarë. Të gjithë të akuzuarit janë hetuar me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Në përfundim të hetimit, Prokuroria për Krime të Rënda dërgon për gjykim kërkesën për shtetasit:

1. Enver Karaj, dtl. 1964, banues në Tiranë

2. Fatmir Bakalli, dtl. 1959, banues në Tiranë

3. Nertil Previzi, dtl. 1974, banues në Strugë

4. Fatos Fasko, dtl. 1969, banues në Tiranë

5. Durim Koxha, dtl.1958, banues në Tiranë

6. Nikoll Kolaj, dtl, 1965, banues në Tiranë

7. Fatmir Flaga, dtl. 1955, banues në Tiranë

ME TE LEXUARAT