Trafikonin azilantë në BE, dy të arrestuar në Berat

Aktualitet

berat14Policia e Beratit bëri me dije sot se ka arrestuar në flagrancë dy shtetas për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Burimet zyrtare bënë me dije se nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorine e Policisë së Qarkut Berat, pas një pune dy mujore me metoda proaktive, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, u finalizua me sukses, operacioni policor antitrafik i koduar “AZILANTI”.

Sipas policisë, falë këtij operacioni dhe punës profesionale policore të bërë nga Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasëve Albert KANANI , 35 vjeç, lindur ne Kuçovë dhe banues ne fshatin Perondi Kuçove, i dënuar më parë për shkaterrim prone dhe Sokol BERISHA , 43 vjeç, banues në Kuçovë.

Policia theksoi se këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri- tjetrin, rekrutonin persona me preçedent kriminal, të deportuar nga vendet e Bashkimit Europian, dhe i ndihmonin për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin nëpërmjet Pikës së Kalim kufitar Hani- Hotit Shkodër, kundrejt një shume nga 1.000 deri ne 1.500 euro për person.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Materialet proçeduriale në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga neni 298-2-3 te Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT