Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Terminali, Halim Kosova: Absurd bllokimi, unë do ta përfundoj

halimiKandidati i PS për Tiranën, Halim Kosova ka premtuar sot gjatë një takimi me qytetarët se do të përfundojë projektin e kreut aktual të bashkisë së Tiranës Lulzim Basha për stacionin multimodal.

Kosova tha se bllokimi për kaq vite i këtij projekti madhështor, është një shembulli I keq se si lufta politike dëmton qytetarët.

“Ndërtimi i këtij terminali, me gjithë aktivitetin që ky do jetë brenda, pavarësisht rezultateve jashtëzakonisht pozitive për qytetin duke pakësuar ndotjen që ekziston, nuk do të thotë që ne të krijojmë një vend tjetër që të na kthehet në problem.

Në çdo vend ku të dhënat tregojnë që ndotja është mbi nivelet e caktuara, siç do parandalojmë që edhe kjo zonë të kthehet në të tillë, unë them të vendosim aparate matës në çdo kënd të këtyre zonave dhe këtij terminali që të na orientojnë kohë për çdo lloj tejkalim norme dhe për të marrë masat konkrete.

Unë vij nga sektori shëndetësor, ku e di shumë mirë që parandalimi është gjëja që kushton më pak dhe ka vlera të jashtëzakonshme për shëndetin e njeriut, kështu që këto metoda parandaluese që unë i kam zbatuar në zanatin tim, do t’i vë në shërbim të qytetarëve të Tiranës kudo që janë”, u shpreh kandidati i PS për Tiranën, Halim Kosova

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
2 Comments
  1. tokesori says

    po ti o halim a nuk po ben lufte politike? Dhe je nje bythelepires i saliut, edhe ti GJARPER je. Boll me mashtrime dhe vjedhje o te PAFYTYRE, ja u pame “hajrin” per 8 vite. Ti je I PAFYTYRE qe kur me idiotesine tende mundohesh te justifikosh lulushin per deshtimin e tij si kryebashkiak, dhe ti nuk je burre me i mire si ai, ne nje canak hani, derra. E dime se nga c’sektor vjen, dhe informacioni eshte sheshit tani, nuk te ngelet shume per te bere te na informosh, po meqe ra fjala ku dhe kur i ke perdorur “metodat” e tua per te parandaluar ndotjen, O MASHTRUES?

  2. tokesori says

    sa kohe ju duhet ta postoni mesazhin tim o lajmi?

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet