Mourinho rrëfen telefonatën me presidentin e Realit

Sport

jose-mourinhoKa mjaftuar një telefonatë për të nxitur spekulime të shumta në lidhje me të ardhmen e stolit të Realit të Madridit, sidomos në një kohë kur nuk mungojnë zërat për vazhdimësinë ose jo të Ancelottit.

Mourinho ka telefonuar presidentin Perez, por siç konfirmon portugezi, e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që thuhet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Po, e kam telefonuar presidentin, por për ta uruar për titullin që Reali fitoi në Euroligën e basketbollit. E di shumë mirë se çfarë do të thotë ky sukses për Perez dhe drejtuesit e tjerë. Me këtë rast, dua të uroj edhe mikun tim Pablo Laso, i cili ka punuar shumë dhe më në fund ia doli”.

Pas eliminimit të Realit nga Champions League, tifozët nisën të brohorasin emrin e tij. Duket paradoksale sepse u largua me fërshëllima 2 vjet më parë, por tashmë Mourinho është sërish i kërkuar në Bernabeu. Rikthimi gjithsesi duket i largët, siç thotë edhe vetë Special One, i cili ndërkohë refuzon të bëjë një parashikim për finalen e Berlinit, ashtu siç refuzon të flasë për ecurinë e Realit.

“Kam edhe 2 vjet në kontratën me Chelsean dhe mendoj të vazhdoj me këtë skuadër. Për finalen, e vetmja gjë që mund të them është se Barcelona dhe Juventusi e meritojnë të jenë në Berlin. Në lidhje me Realin, ju më njihni, nuk kam ndërmend të analizoj sezonin e madrilenëve. Nuk mund ta bëj diçka të tillë”.

ME TE LEXUARAT