Biznesmeni rus, Perepilichny ka mundësi të jetë vrarë

Bota

biz ruNjë biznesmen rus që ka vdekur para dy vjetësh në Britani të Madhe mund të jetë helmuar me ekstrakt të një lule vdekjeprurëse, është thënë gjatë një seance dëgjimore fillestare. Aleksandr Perepilichny, 44 vjeçar ka kolapsuar dhe ka vdekur derisa vraponte afër shtëpisë së tij në Surrey, në pjesën jugore të Londres më 10 nëntor të vitit 2012.

Policia e kishte hetuar vdekjen e tij, por kishte vendosur që nuk bëhet fjalë për diçka të dyshimtë.  Megjithatë, gjatë një seance dëgjimore të mbajtur më 18 maj, është thënë se testimet e reja kanë gjetur gjurmë të kemikaleve në stomakun e biznismenit të ndjerë rus që mund të jenë nxjerrë nga lulja tejet helmuese, Gelsemium.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tash është vendosur që të kryhen testime të reja për të verifikuar përfundimisht nëse ai është helmuar apo jo. Perepilichny po ndihmonte hetuesit zviceran në hetimin e pastrimit të 240 milionë dollarëve, rast ky ku përfshihen edhe zyrtarë rusë dhe pjesëtarë të mafias.  Ai gjithashtu kishte ofruar dëshmi kundër atyre që kanë qenë të lidhur me vrasjen e vitit 2009 të avokatit rus, Sergei Magnitsky.rel

ME TE LEXUARAT