Reali i bëri ofertë zyrtare për rikthim, ja vendimi i Mourinhos

Sport

jose-mourinhoTrajneri i Chelsea, Jose Mourinho, ka refuzuar një ofertë të re për të marrë drejtimin e Realin e Madridit.

Portugezi i ka thënë jo ftesës së presidentit të madrilenëve, Florentino Perez. Oferta thuhet se është bërë kohët e fundit.

Mourinho ka qenë trajner i Real Madridit, nga 2010 deri më 2013. Ai ka fituar një titull kampioni, një kupë dhe një Superkupë të Spanjës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Së fundi njoftohet se Presidenti i Realit, Perez ka kontaktuar edhe me Julen Lopetegui, trajner i Portos, me Rafael Benitezin e Napolit dhe Jurgen Kloppin e Dortmundit.

Kontrata e trajnerit të tanishëm të Realit, Carlo Anceloti është e vlefshme deri më 2016.

Sipas një sondazhi javën e kaluar, tifozët e klubit mbretëror kanë kërkuar që italiani të mbesë në detyrë, edhe të paktën për një vit.

ME TE LEXUARAT