Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Meta: PD nuk ka pse kërkon bashkitë për të bërë luftë me qeverinë

drejtimiPartia Demokratike kёrkon bashkitё pёr tё bёrё luftё me qeverinё. Ky ishte konstatimi i Kryetarit tё Kuvendit, njёkohёsisht kryetar i Lёvizjes Socialiste pёr Integrim. Nё konventen e prezantimit tё kandidatёve pёr kryebashkiakё nё 61 njёsi vendore, Ilir Meta deklaroi se do ketë më shumë instrumente për të garantuar më shumë shërbime dhe punësim.

“Do të kenë mbështetjen e mazhorancës. Ky nuk është kërcënim për të mos votuar PD, por PD nuk ka kurajën për të qenë e sinqertë dhe deformon fjalët tona.Ata kërkojnë Bashkitë për politikë, për të bllokuar qeverinë . Me qëllim zhvillimin e betejës politike për zgjedhje e pas 20 viteve. Mesazazhi ynë për të ecur më shpejt në rrugën, jo vetëm të integrimit, por edhe të realizimit të qëllimit ton. Besojmë se duke fituar bindshëm më 21 qershor, të gjitha energjitë tona i investojmë për projektin tonë të përbashkëta. PD nuk ka pse i kërkon baskitë për të bërë luftë politike me qeverinë. Ne bashkitë i kemi për t’u shërbyer qytetarëve 24 orë. Me të gjithë kandidatët tanë ne do të tregojmë se jemi aleanca për Shqipërinë Evropiane, aleanca e së sotmes, aleanca e së ardhmes. Do të kemi një aleancë të fortë me 61 bashkitë e reja. Jemi në rrugën e duhur, kemi kandidatët e duhur dhe filozofinë e duhur. Kjo është arsyeja pse kjo aleancë shtohet”, kёmbёnguli Meta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.