Kufizime në furnizimin me energji, shkak punimet në linjën e interkonjeksionit me Kosovën

Aktualitet

energji-elektrike1-314x200Operatori i Transmetimit të Energjisë (OST) gjatë punës për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Kosovë në dy pikat Tiranë- Morinë, i ka kërkuar OSHEE të kryejë disa stakime në zonat përgjatë të cilave po kryhen punimet.

OSHEE njofton se nga data 13 deri në 15 maj ka nisur të stakojë energjinë në intervalin kohor 08.00-16.00 në disa zona në rrethin e Krujës, qyteti, Malësia e Krujës, Krasta, Burgu i Krujës, subjektet private si, fabrika e këpucëve, fabrika e përpunimit të drurit dhe Antenat e Rinasit.

Nga data 13 maj-26 maj do të ketë mungesë energjie në n/stacionin e Fushë-Krujës që furnizon lagjen juglindore të qytetit të Fushë-Krujës dhe fshatrat Larushkë, Tapizë, Shelqet, Nikël, Verion, Gretë, Kërcaj, Goran, Zezë si dhe subjektet private në rrugën Fushë-Krujë-Rinas.

Gjithashtu, për shkak të punimeve të OST-së në n/stacionet Elbasan, Metalurgji 1 dhe Kombinati i Drurit, për efekte sigurie në punë, OSHEE ka nisur stakime energjie në rrethin Elbasan nga data 12-15 maj, ku për pasojë, nuk po furnizohen me energji elektrike nga ora 8:00-13:00 disa zona si, komuna Gracen, fshatrat Shijon, Reçan, Ulem, Mamel. Mjekës, fabrika e Çimentos, kombinati i Drurit, Letani, fabrika e Çimentos, Uzina e Mjeksit, subjektet Mobileri, Asfalto-betoni, Lagjia Skënderbeg , Komuna Bradashesh, Funar, Shushicë, Shirgjan, Buqe, dhe fshatrat Llixha, Kuqan, Bathës, Lleshan, Derstile, Gjinar, Zavalinë, komuna Bradashesh dhe biznese të ndryshme në fshatin Katund i Ri dhe bizneset në autostradën Metalurgji-Elbasan, komuna Shirgjan, Buqës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Punime të tilla po kryhen edhe në n/stacionet Memaliaj, Tepelenë, Këlcyrë, ku për efekt sigurie në punë, OSHEE nga data 6-17 maj po kryhen sipas një grafiku stakime energjie në rrethin Përmet dhe Tepelenë.

Zonat e prekura janë në rrethin Tepelenë fshatrat Dragot, Mezhgoran, Hormovë, Uji Ftohtë, Lekel, Luzat, Becisht, Reparti Ushtarak, Memaliaj, fshatrat Runë, Mamaj, Veliqat, Zharë, Kallamb, Damës, zona Industriale.

Ndërsa në rrethin Përmet kufizimet në furnizimin me energji prekin fshatrat Peshtan, Kodër, ndërmarja e asfaltimit, Stabilimenti i ujit të gazuar, Forcat Speciale, lokalet në Grykë të Këlcyrës, bënë të ditur burimet zyrtare të OSHEE-së.

ME TE LEXUARAT