Kosova dërgon njësitë speciale të policisë në kufi me Maqedoninë

Kosovë&Rajon

rosuTë dielën në mesnatë, forca të shumta të njësisë speciale të Kosovës, ROSU janë nisur për në pikën kufitare të Kosovës me Maqedoninë, mëson KTV-ja.

ROSU është ndarë në dy grupe, disa janë stacionuar në Hanin e Elezit e disa të tjerë në pikën kufitare që lidhë Kosovën me Serbinë e Maqedoninë, në komunën e Gjilanit, transmeton koha.net.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vendimi për të dërguar policinë në kufi vjen pas zhvillimeve më të reja në Kumanovë.

Merret vesh se Policia do të monitorojë kalimet në kufi pas raportimeve se disa qytetarë të Kosovës kanë marrë pjesë në luftimet me forcat maqedonase në fundjavë.

ME TE LEXUARAT