Ministrja Tahiri priti në takim ambasadorin e ri britanik Ruairi O’Connell

Kosovë&Rajon

editaMinistrja për Dialogun e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairi O’Connell.Ministrja Tahiri e njoftoi Ambasadorin O’ Connell me progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Republikën e Kosovës, duke theksuar prioritetet e Qeverisë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit, dhe agjendën euro-atlantike.

Znj. Tahiri vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar duke shpreh përkushtimin për thellimin e mëtejmë të tyre si dhe falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme nga ana e shtetit britanik për Kosovën.  Ajo vlerësoi kontributin e vet ambasadorit O’Connell për Kosovën në misionet e mëhershme të qëndrimit të tij në Kosovë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e shtetit të tij  për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen e plotë ndaj Kosovës në rrugën e saj të integrimeve euro-atlantike të Kosovës. Ai theksoi progresin në zhvillimin e shtetit të Kosovës duke theksuar se që nga qëndrimi i mëhershëm ka vërejtur përparime të rëndësishme në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Ambasadori  O’Connell  vlerësoi dialogun e Brukselit si një proces të rëndësishëm për një paqe të qëndrueshme në rajon dhe çmoi lartë angazhimin serioz të Kosovës në këtë dialog.

ME TE LEXUARAT