Prokuroria, aktakuzë për terrorizëm ndaj 32 personave

Kosovë&Rajon

prokuroriProkuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër 32 të pandehurve për veprat penale “Rekrutim për terrorizëm”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.

Për disa nga të akuzuarit ekziston dyshimi i bazuar se u janë bashkangjitur për të luftuar grupit terrorist në Siri, të quajtur ISIS, disa të tjerë kanë bërë ftesë për qytetarët që t’i bashkohen grupit terrorist ISIS, ndërkaq disa të tjerë kanë rekrutuar njerëz për t’i dërguar në luftën e Sirisë dhe njëkohësisht kanë mbledhur fonde për organizatat e lartpërmendura terroriste të shpallura nga OKB-ja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më 9 gusht të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka marr vendimin për fillim të hetimeve kundër 57 personave dhe në të njëjtën kohë u arrestuan mbi 40 persona të tjerë. Nga ky grup, 32 persona janë akuzuar, për 18 persona kanë pushuar hetimet dhe 7 persona ende gjenden në arrati.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendas i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit të shpallen fajtor dhe të gjykohen sipas ligjit.

ME TE LEXUARAT