Halim Kosova me të rinjtë: Të gjejmë diagnozën e papunësisë

Politikë

halim-kosovaKandidati i PD për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova ka mbajtur sot një bashkëbisedim me të rinjtë e kryeqytetit të cilëve u ka kërkuar që 21 qershorin ta mendojnë si pushtet të tyre për të ardhmen e katër viteve.

Halim Kosova tha se ka evidentuar në takimet me qytetarët numër të lartë të papunësisë së të rinjve, çështje për të cilën duhet punuar për t’i dhënë zgjidhje këtij shqetësimi.

Qëndrimin e tij rreth punësimit të të rinjve dhe projekte për pjesën me vitale të shoqërisë kandidati demokrat i shpalosi gjatë një bashkëbisedim me të rinjtë me moderimin e aktorit të njohur Julian Deda.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

21 qershori nuk duhet të jetë veçse një ditë për të votuar por një reflektim se çfarë kërkon secili për katër vitet që vijnë. Duke folur gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e kryeqytetit kandidati demokrat për Tiranën Halim Kosova, vota e 21 qershorit reflekton fuqinë e 4 viteve të ardhshme.

​“Kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë dhe këtë kam pasur si moto, se e ndjej vetë, që mos mendo për një ditë, por mendo për katër vjet sepse duke menduar të gjithë pak më gjatë, do ti japim një pamje tjetër qytetit, politikës, vendit, Shqipërisë”.- tha Halim Kosova.

Ajo që është më shqetësuese për të rinjtë është papunësia dhe ky fenonem është i prekshëm është reflektuar në takimet e paradites kur Kosova i cili ka vënë re një numër të madh të rinjve që shkonin në këto bashkëbisedime.

Por çelësi i suksesit për Halim Kosovën lidhet me komunikimin e drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm me qytetarët.

Bashkëbisedimi i Halim Kosovës me të rinjtë

Jul Deda: Shqipëria!

Halim Kosova: Vend që duhet të bëjmë të pamundurën të gjithë, të bëjmë diçka që t’ia ndërrojmë një çik fytyrën.

Jul Deda: Rini

Halim Kosova: Pjesa më vitale e çdo populli nga e cila merr impulse për të ardhmen e vendit.

Jul Deda: Facebook

Halim Kosova: Facebook-u më detyron të kthej përgjigje.

Jul Deda: Familja

Halim Kosova: S’ka gjë më të shtrenjtë se sa familja, për çdo njeri.

Jul Deda: Tirana

Halim Kosova: Tirana është një qytet i dashur për çdo njeri që banon këtu por jo vetëm kaq. Tiranën mund ta quajmë pa frikë kryeqytetin e gjithë shqiptarëve kudo që banojnë, të cilit duhet të bëjmë gjithë përpjekjet tona t’i hapim mundësitë që projektet madhore të përparojnë dhe në mënyrë urgjente të shikojmë çfarë nuk ka shkuar në të mirë të qytetarit, çfarë ka ngecur, të vëmë diagnozën mbi hallkat që e kanë penguar këtë lloj rrugëtimi, sepse, mbetet kryeqytet, pavarësisht nga emri metropol dhe europian, ka shumë për të bërë që vërtetë ta meritojmë këtë lloj emri.

Një i ri:  A keni ju një program për punësimin e të rinjve në qytetin tonë? Faleminderit.

Halim Kosova: Unë kam gjithë këto ditë që po bëj një tur nëpër lagje, nëpër qytet. Kur e shikon se sa të rinj të dalin përpara paradite, është mbështetje por është edhe keqardhje. Do të uroja që, kur të vija më pas, mos të më dilnin kaq shumë njerëz para për të më pritur paradite, por të ishin të gjithë të zënë me nga një vend punë. Kjo vizitë që unë bëj nëpër lagje, më ka ndihmuar shumë për të parë nga afër dhe për të prekur problemet dhe çdo lloj problemi i hedhur mbi tavolinë dhe i grumbulluar nga një shtab i madh, ndërton një strategji të cilën rreth datës 20-22 Maj, ne do ta shpalosim dhe do ta shikoni që do të jetë shumë i prekshëm, shumë konkret dhe me një vizion shumë të qartë për të ardhmen që të gjithë bashkë do ta realizojmë.

ME TE LEXUARAT