Protokoll Bashkëpunimi mes MZHU dhe UBT

Aktualitet

[one_fourth_last]glaMinistrja Eglantina Gjermeni dhe Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatos Harizaj, nënshkruan sot Protokollin e Bashkëpunimit, mes Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ministrja Gjermeni falënderoi rektorin dhe pedagogët e pranishëm për bashkëpunimin, punën dhe ekspertizën e vazhdueshme të ofruar ndaj Ministrisë së Zhvillimit Urban. “Ky bashkëpunim shumë i mirë që ka nisur do të thellohet dhe më tej” - tha Gjermeni

Ministrja theksoi se ”Përmes kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi mes të tjerash, angazhohemi që vlerësuesit e pasurive të paluajtshme për toka are, toka pyjore, livadhe dhe toka të pafrytshme, do të vazhdojnë të licensohen pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban pasi të kenë kryer programin e formimit të vazhduar pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Kjo është hera e parë që një institucion i Arsimit të Lartë organizon një program të tillë të formimit të vazhduar në këtë fushë.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këto kurse profesionale të formimit në vazhdim do të organizohen nga Universiteti Bujqësor i Tiranës sipas kurrikulave të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

“Përqasja e Ministrisë së Zhvillimit Urban është e hapur ndaj të gjithë universiteteve me të cilët ne kemi lidhur marrëveshje bashkëpunimi dhe i kemi konkretizuar edhe intensifikuar marrëdhëniet tona në forma të ndryshme. Me Universitetin Bujqësor të Tiranës ramë dakord për të organizuar workshope dhe trajnime të përbashkëta.

Bashkëpunimi do të realizohet gjithashtu edhe përmes pjesëmarrjes së studentëve në projekte kërkimore që Ministria e Zhvillimit Urban bën, ekspertizën e studentëve të masterit apo doktoraturës në projektet që ne si Ministri apo politik-bërës kemi marrë përsipër. Tematika e diplomave të masterit dhe doktoraturës të jetë e zbatueshme në praktikë dhe të vlejë për të ardhmen.” shtoi Ministrja Gjermeni

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës do të bashkëpunojnë për çështje të administrimit të tokës, peisazhit ose gjelbërimit urban dhe standardet mjedisore urbane. Të dyja palët ranë dakord që zhvillimi urban dhe zhvillimi rural të shihen si pjesë të pandara të planifikimit hapësinor.

Për Ministrinë e Zhvillimit Urban bashkëpunimi me universitetet është një model i ri koordinimi dhe përmirësimi i punës në politik-bërje duke sjellë risi dhe ekspertizë teknike jo vetëm në përmirësimin e legjislacionit por dhe standardeve në ndërtim dhe projektim, zhvillimin e qëndrueshëm të tokës dhe planifikim.

ME TE LEXUARAT