Kryeministri Mustafa uron besimtarët: Pashkët na ngjallin shpresën

Kosovë&Rajon

isa-mustafa2015Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, uroi sot të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Pashkës, festë që na kujton dhe na ngjall shpresën, që aq shumë na nevojitet për jetën, punën dhe familjet tona.

Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Mustafa shkruan se”të gjithë besimtarëve të krishterë, por edhe miqve tanë ndërkombëtarë që po punojnë bashkë me ne për të ardhmen e vendit tonë, Ju urojmë Gëzuar Pashkët, ditën e shpresës së pashuar dhe të përjetësisë, ditën e ringjalljes së Krishtit!”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në këtë ditë të shenjtë të Pashkës, ju uroj secilit prej jush dhe familjeve tuaja dashuri, lumturi, paqe e miqësi. Pashkët, me anë të simbolit të përsosjes përmes sakrificës, na japin shembullin e rrugës drejt Virtytit. Pashkët na kujtojnë dhe na ngjallin shpresën, që aq shumë na nevojitet, për jetën tonë, për punët tona, për familjet tona, për të ardhmen tonë. Në këtë ditë të shenjtë, është koha të shohim vlerat që na bashkojnë, t’i gëzohemi familjeve tona, njerzve tanë të dashur, fëmijëve tanë e t’u japim atyre bekimin për një jetë sa më të gëzueshme, për një jetë sa më të bukur. Ju uroj të gjithëve, Pashkë të mbushur me gëzim e jetë. Zoti ju bekoftë të gjithëve!”, përfundon Mustafa

ME TE LEXUARAT