Fier, 100 familje, 23 vjet pronarë tokash pa certifikatë, marrin lajmin nga TAP

Aktualitet

tapRreth 100 familje nga Fieri, prej 23 vitesh ishin pronarë të tokave të tyre pa mundur ti zotërojnë ato. Familjet e fshatit Grecalli, të komunës Qendër në Fier, janë pronarë të rreth 50 ha tokë të fshatit ngjitur, Nikas. Këto toka ishin ndarë që në 1992 me ligjin 7501 por banorët nuk kishin qenë në dijeni, deri këto ditë.

Përfaqësues të TAP kishin trokituar në dyert e shtëpive të tyre për tu kërkuar çertifikatën e pronësisë që më pas të bëhej shpronësimi për shkak se projektet e TAP kalojnë në këto zona.

Ngjarja ka ndodhur rreth dy muaj më parë kur përfaqsues të TAP-it bazuar në dhënat e zyrës së rregjistrimit të pasurive u kanë dërguar njoftime për të proceduar me shpronësimin, por banorët duke mos qenë në dijeni nuk disponojnë as certifikatë pronësie.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ditën e sotme banorët e fshatit Grecalli protestuan përpara komunës Qëndër në Fier duke kërkuar sqarime nga vendorët

“Në 19 shkurt na kanë ardhur nëpër shtëpia punonjësit e TAP. Në realitet ne nuk denim që kishim tokë. Ne na është mohuar kjo tokë që në 1992.” thonë banorët.

Ndërkohë zyrtarët vendorë thonë se me ndarjen e tokave është marrë ndërmarrja bujqësore, atëherë dhe komuna ka bërë vetëm azhornimin e dokumenteve. “Harrilla Mile, kryertari i komunës Qendër: Komisionet e tokave nuk kanë qenë të varur nga pushtetet vendore por nga drejtoritë e NB që kanë kryer këtë proces”.

Në rregjistrin kadastral të ZRPP rezultojnë se kanë marrë nga 2 dynyme për frymë rreth 100 familje nga fshati Grecalli. Bëhet fjalë për afërsisht 50 ha tokë djerrë në një fshat fqinj. Në Fier nga projekti TAP preken 5 komuna.

ME TE LEXUARAT