Telefonia fikse, numri i pajtimtarëve bie me 12%

Aktualitet

telNumri i pajtimtarëve të telefonisë fikse në fund të vitit 2014 arriti në rreth 247 mijë, që përbën një reduktim me 12% në krahasim me vitin 2013. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike (AKEP) rënia ka ardhur për shkak të vazhdimit të reduktimit të numrit të pajtimtarëve të Albtelekom, me 13% si dhe rënies me 9% të numrit të pajtimtarëve të operatorëve alternativë. Norma e penetrimit për telefoninë fikse arriti në 8.7%, që është shumë më e ulët se në vendet e BE apo edhe të rajonit.

Tarifat

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë vitit 2014 ka vazhduar tendenca viteve të fundit të operatorëve të telefonisë fikse për promovim të paketave tarifore me përfshirje minutash thirrje telefonike në pajtim mujor (bundles of minutes) si dhe kombinim të shërbimeve të telefonisë dhe aksesit në internet (bundles of services).

Sipas AKEP, dy operatorët më të mëdhenj alternativë, Abcom dhe ASC, tradicionalisht janë ofrues të shërbimeve akses në internet, telefoni dhe transmetim të shërbimeve televizive, dhe ofrojnë dhe paketa të integruara më të tre shërbimet në një shportë dhe me tarifë mujore të përbashkët.

Gjatë vitit 2014 edhe Albtelecom filloi ofrimin e paketave trefishe, Telefoni, Akses në internet dhe IPTV, dhe vihet re se në fund të 2014 rreth 20% e pajtimtarëve familjarë me akses broadband të Albtelecom ishin përdorues të këtyre paketave 3-fishe.

AKEP ka publikuar edhe tabelën që paraqet ecurinë e numrit të pajtimtarëve të telefonisë fikse të operatorëve kryesorë në periudhën 2010-2014. Nga të dhënat vihet re se Albtelecom dhe AMC (telefoni fikse nga rrjet celular) kanë pasur reduktim me 13% dhe 63% respektivisht, ndërsa Abcom dhe Nisatel.

AKEP ka publikuar pjesët e tregut të operatorëve kryesorë të telefonisë fikse, ku vihet re Albtelecom ka 7% pjesë tregu në 2014, ndërsa dy operatorët më të mëdhenj alternativë, ASC dhe Abcom, kanë secili 6% pjesë tregu.

Të dhënat për numrin e pajtimtarëve sipas qarqeve tregojnë se rreth 41% e të gjithë pajtimtarëve të telefonisë fikse janë në Tiranë. Qarqet me penetrim më të madh të telefonisë fikse janë Tirana, Vlora, Gjirokastra dhe Korca me 11-13.4%, ndërsa qarqet me penetrim më të ulët janë Kukësi dhe Dibra me më pak se 3%. REVISTA MONITOR

ME TE LEXUARAT