Panariti-Shamir: Izraeli do të mbështesë zgjerimin e sipërfaqeve të serave në Shqipëri

Aktualitet

panariti1515Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti po zhvillon një vizitë në Izrael. Ministri Panariti u takua ne Tel Aviv me Ministrin e Bujqësisë të Izraelit z. Yair Shamir. Tema e takimit ishte mbështetja e bujqësisë shqiptare me fara dhe fidane të zgjedhura dhe financimi izraelit i zgjerimit të sipërfaqeve të serave me perime. Ministri Panariti i shprehu ministrit Shamir, vullnetin e qeverisë shqiptare për të mbuluar deri në 60% të kostos të investimit të serave dhe i kërkoi homologut të tij mbështetjen për financimin e pjesës tjetër.  Ministri Shamir i propozoi Panaritit disa mënyra financimi dhe mbështeti objektivin e shpallur për trefishim të serave. Ministri Panariti diskutoi me ministrin Shamir edhe për mundësinë e përfshirjes së kompanive izraelite në procesin e administrimit të shpërndarjes së ujit për vaditje.

ME TE LEXUARAT