Bleona dëshiron fëmijë, kërkon babanë e duhur

Showbiz

bleoBleona Qereti thotë se ajo çdo ditë mendon për t’u bërë nënë, por thjesht nuk e gjen babanë e duhur të fëmijëve të saj.

Këto deklarata këngëtarja shqiptare i ka bërë  në një intervistë të fundit për Revisën Class, e cila publikohet nga Alketa Vejsiu.

Dy emrat e skenës shqiptare punojnë së bashku edhe në spektaklin “X Factor Albania”, që ka qenë edhe arsyeja e kthimit të Bleonës në Shqipëri, pasi ajo tashmë jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Sigurisht! E mendoj çdo ditë! Më duhet të gjej personin e duhur për baba”, ka thënë Bleona e pyetur se a ka menduar ndonjëherë të bëhet nënë. “Të sjellësh në jetë një fëmijë është përgjegjësi e madhe  dhe në momentin kur ti je vetë një qenie e kompletuar, atëherë mund të sjellësh dikë tjetër në jetë”, ka shtuar ajo në këtë pyetje. Zhurnal

ME TE LEXUARAT