Rikthimi në treg i naftës “Made in Albania”

Aktualitet

made inNafta e prodhuar në Patos-Marinëz po shënon këtë vit revolucion në tregun vendas. Importet e karburanteve kanë rënë me 20% këtë tremujor. Shoqata e Hidrokarbureve pohon se zhdoganimet e karburanteve janë zëvendësuar me naftë vendi, pasi shifrat e konsumit tregojnë për një rritje5 mijë tonë krahasuar me tremujorin e parë 2104. Si po ringrihet cikli i mbyllur i naftës, dyshimet për cilësinë dhe tranzicioni i pikave të pakicës.  

Nga Blerina Hoxha 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nafta që nxirret në vend po përmbush nevojat e konsumit të brendshëm me rreth 30%, pas hyrjes në punë të ish-rafinerisë shtetërore ARMO. Kjo tendencë mbështetet nga rënia e importeve të karburanteve me mbi 20% në tremujorin e parë të vitit dhe rritjen e konsumit në të njëjtën periudhë me rreth 5 mijë tonë më shumë se gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave të Shoqatës së Hidrokarbureve.

Duke qenë se Shqipëria është një vendburim potencial i naftës në Europë, puna e do që tregu vendas të jetë pjesë e konsumit të mallit të vet, por duket se zinxhiri që nga nxjerrja deri te konsumatori në periudha të ndryshme ka shfaqur probleme teknike dhe financiare, të cilat kanë prekur edhe cilësinë. Më parë kur rafineria e Ballshit ka qenë në pronësi të shtetit, nafta e vendit zinte rreth 25-30% të tregut vendas në shitjet e pakicës. Por, pas privatizimit të rafinerisë, funksionimi i saj hasi në probleme, të cilat bashkë meçmimet e larta që ofronte tregu ndërkombëtar, bënë që nafta shqiptare të destinohej për tregjet e huaja.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Energjetikës mësohet se, sasia e naftës bruto që përpunohet në vend jep vetëm 25% naftë të pastër, të përshtatshme për konsum final.

Prodhuesi më i madh i naftës në vend, Bankers Petrolium, ka pohuar se, këtë vit po shet për ARMO-n, 45% të prodhimit, rreth 88 mijë fuçi në ditë nga 19,767 që prodhohet gjithsej. Por, pavarësisht se nafta e vendit del në treg me kosto më të ulët se importi, për shkak të eliminimit të shpenzimeve të transportit, por edhe të cilësisë saj,kjonuk ka ndikuar në zbutjen e çmimeve.

Megjithë uljen në tregun ndërkombëtar, çmimet e naftës në Shqipëri kapin nivelin më të lartë në rajon dhe vendet më të zhvilluara të Europës, duke e thelluar edhe më tej paradoksinku vendi me prodhimin më voluminoztë naftës në Europë ofron edhe çmimet më të larta për qytetarët e saj. 

Rikthimi i ARMO-s

Pakkush e besoi se, shitja e ARMO-s nga grupi Taçi Oil tek azerët, Heaney Assets Corporation, në gusht të vitit 2013, do të sillte ditë të mbara për rafinerinë më të madhe të përpunimit të naftës në vend. Sipas të dhënave nga Ministria e Energjetikës, nga 60 mijë tonë që kishte përpunuar ARMO në vitin 2013, kjo sasi më 2014 arriti në 260 mijë tonë, ndërsa këtë vit pritet që nafta e përpunuar të arrijë në 600 mijë tonë.

Nga përpunimi i këtyre sasive, vetëm 25% del naftë e pastër që shitet në tregun vendas nga kompania e pakicës Gulf dhe një pjesë tjetër eksportohet në Maqedoni. Nga 260 mijë tonë tëpërpunuara vitin që shkoi, 65 tonë ka rezultuar naftë e pastër, ndërsa këtë vit pritet që nafta e përpunuar në vend gati për konsum të jetë 150 mijë tonë.

Gjatë vitit tëkaluar, importet shënuan rreth 550 mijë tonë. Burimet nga Ministria e Energjetikës pohojnë se, kapaciteti përpunues i naftës në dy uzinat në zonën e Fierit që zotërohen nga ARMO janë 1.5 milionë tonë në vit, por me teknologjinë e re të instaluar, aktualisht po synohet të shfrytëzohet gjysma e kapacitetit përpunues.

Nëse ARMO vendos në punë të gjithë kapacitetin përpunues, atëherë nafta e gatshme për konsumindo të jetë 375 tonë, duke përmbushur gati 60% të nevojave nëvend. Në vitin 2018, kur kompania ishte në pronësi të shtetit, zinte 25% të tregut të brendshëm në tregtimin e karburanteve dhe 100% të tregut për bitum, mazut etj. Pikërisht për këtë pozicion,ARMO atëherë u shit me 128 milionë euro. Por peripecitë që kaloi blerësi i saj, biznesmeni Rezat Taçi, çuan në deficencë përpunimin për rreth tre vjet.

Të dhënat e bilancit të dorëzuar nga kompania për vitin 2013 flasin për të ardhura minimale dhe humbje tepër të mëdha, që janë dyfishuar, si rrjedhojë e zhvlerësimit të aseteve të kompanisë. Sipas të dhënave të raportuara në bilanc, të ardhurat e ARMO-s për vitin 2013 ishin 3.34 miliardë lekë (rreth 24 milionë euro), me një rënie prej 43% me bazë vjetore. Humbjet e kompanisë ishin tepër të mëdha, duke arritur në total 48 miliardë lekë (apo 344 milionë euro), nga 12 miliardë lekë që kishin qenë në vitin 2012.

Humbjet operative u dyfishuan nga 11 miliardë lekë në 23 miliardë lekë në 2013-n, si rrjedhojë e rënies në vlerë të aktiveve financiare, shpenzimeve për provigjione dhe të tjera. Goditjen përfundimtare kompania e mori nga rivlerësimi i pronës, që i shkaktoi një humbje prej 24 miliardë lekësh, duke e dyfishuar humbjen në total.

Gjatë vitit 2014, mbi ARMO-n janë lëshuar përmbaruesit dhe tatimorët për arkëtimin me forcë të detyrimeve. Në gusht 2013, pjesa më e madhe e aksioneve të ARMO-s, iu shit kompanisë azere Heaney Assets Corporation, teksa ky i fundit bleu 80% të Anika Enterprises, që zotëronte 85% të aksioneve të ARMO-s (20% të aksioneve të Anika mbetën në pronësi të Refinery Associates of Texas). Shteti zotëron pjesën tjetër prej 15%. Më parë, ARMO ishte në pronësi 15% të shtetit dhe 85% të Anika Mercuria Refinery Associated Oil, aksioneri kryesor i së cilës ishte Rezart Taçi, që e bleu kompaninë nga shteti në vitin 2008, me plane të mëdha për përpunimin e naftës në vend, por që nuk u zbatuan. Por, me gjithë këtë problematikë, ARMO synon të dyfishojë kapacitetin epërpunimit në vend, duke u rikthyer kështu si një lojtar fortë në treg.

Nafta e vendit në treg, bien 20% zhdoganimet e karburanteve

Zhdoganimet e karburanteve njohën nivelin më të ulët që nga viti 2012 gjatë dymujorit të parë të vitit 2015. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, importet e karburanteve shënuan rënie prej 21% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por kryetari i Shoqatës sëHidrokarbureve në vend, Luigj Aliaj, pohon se rënia e importeve të naftës nuk është nxitur nga rënia e konsumit siç kishin pohuar më parë pikat e pakicës, por nga hyrja në treg e naftës së prodhuar në vend. Aliaj pohon se, sipas të dhënave të shoqatës, konsumi i karburanteve ka qenë në tremujorin e parë të këtij viti 5 mijë tonë më shumë se në të njëjtën periudhëtë një viti më parë.

Ndërsa INSTAT ka një konstatim tjetër për konsumin e naftës. Tregtia me pakicë e karburanteve ka shënuar ulje në tremujorin e fundit të vitit 2014 me 0.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të INSTAT mbi ecurinë e tregtisë me pakicë. Ndërsa në krahasim me tremujorin e tretë të 2014-s, ulja ishte edhe më e madhe, 11%. Për shkak të barrës së lartë fiskale, Shqipëria ka humbur konkurrueshmërinë rajonale me çmimet e naftës, të cilat në vendet fqinjë janë 20% më lirë se në tregun vendas. Kjo diferencë në çmime ka bërë që mjetet e tonazhit të rëndë si autobusët, kamionët etj.,të furnizohen në Malin e Zi, Kosovë dhe Maqedoni.

Gulf, revolucioni i naftës vendase

Rrjeti global i shpërndarjes së naftës, Gulf, i pranishëm në vendin tonë qysh prej tetorit 2013, po bën revolucionin në shitjen e naftës vendase. Pikat e shitjes me pakicës e kanë të anonçuar që prej vitit që shkoi naftën e vendit me njëçmim rreth 4 lekë më lirë se nafta e importit.

Nisur nga çmimet e larta të naftës së vendit, duket se shumë konsumatorë i janë drejtuar Gulf.

Operatorët e pakicës në vend pohojnë se, Gulf e zotëron tregun kryesisht në Tiranë, ku nafta shitet 2-5 lekë më shtrenjtë se në rrethe.

Aktualisht Gulf ka një rrjet shpërndarjeje prej 46 pikash tregtimi të naftës në të gjithë vendin, nga 1200 të tilla që janë aktualisht, dukezënë kështu 3.8% të tregut të pakicës. Më shumë se 10 pika ndodhen vetëm në Tiranë dhe zonat shumë afër saj.

Një litër naftë vendi, e shitur nga Gulf, kushton 171 lekë aktualisht, ndërsa eurodiezeli i importit kushton 174-176 lekë sipas pikave të pakicës. Nga burimet afër tregut mësohet se nafta e vendit shitet edhe nga operatorë të tjerë të vegjël të pakicës, të cilët nuk e deklarojnë për të tillë dhe e shesin atë njëlloj si me çmimin e importit. Pikat e pakicës së Gulf pohojnë se50% e furnitorëve zgjedhin naftën vendase që, sipas tyre, nuk ka dallim në cilësi në krahasim me atë të importit.

 

Po cilësia?!

Në kohën kur nafta e vendit e përpunuar nga ARMO u prezantua në treg, zyrtarët e Inspektoratit Qendror Teknik garantuan se standardi i naftës është konform legjislacionit në fuqi dhe parametrave që kërkon Bashkimi Europian. Mirëpo ekspertë të sektorit pohojnë se nafta që nxirret në rajonin e Patoz-Marinzës me përpunimin që realizohet sot në Shqipëri nuk përmbush kriteret për pikën e flakërimit sipas normave të BE dhe për pasojë, as nivelin e squfurit në ajër.

Inspektorati Qendror Teknik ka pohuar se 4% e mostrave të karburanteve të marra në të gjithë vendin kanë rezultuar jashtë standardeve të cilësisë.

Norma e lejuar e squfurit është 10%, por kontrollet eIQT kanë konstatuar se kjo normë, në disa raste në pikat e pakicës është edhe 200%, ndërsa pika e flakërimit, në rastin më të mirë ka rezultuar 44 nga 55 qëështë norma.

Në dhjetor të vitit që shkoi,ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, nxori një urdhër për sekretimin e mostrave përfaqësuese gjatë furnizimit nga shoqëritë e tregtimit me shumicë me naftë bruto dhe nënproduktet e saj. Në bazë të këtij urdhri, shoqëritë e tregtimit me shumicë të naftës bruto dhe nënproduktet e saj, në rastin e furnizimit me këto produkte, nëpërmjet autoboteve në pronësi ose përdorim të tyre, detyrohen që për çdo furnizim të pajisin me mostër përfaqësuese të sekretuar të gjithë kategorinë e klientëve.

Nëse transporti dhe dorëzimi i naftës bruto dhe nënprodukteve të saj realizohet nga kompanitë e transportit, këtë detyrim e ka transportuesi. Kjo mostër, me një sasi prej 1 litër, merret gjatë shkarkimit në depozitat e blerësit nga tubi i shkarkimit të autobotit, me kushtin që mostra përfaqësuese të merret pasi të jenë shkarkuar 20 litrat e para. Mostra vendoset në një enë sipas standardeve përkatëse për secilin produkt me kapacitet të ngjashëm, e cila mbyllet dhe sekretohet me vulë.

Në çdo mostër, vendoset një tabelë e nënshkruar nga transportuesi që dorëzon produktin dhe personi i autorizuar i blerësit që ka marrë këtë produkt. Në tabelën e mostrës përfaqësuese të sekretuar duhet të jenë të dhënat mbi llojin e produktit, sasinë e produktit për të cilën është marrë mostra e sekretuar, në përputhje me faturën e blerjes, emri i shoqërisë së tregtimit me shumicë, emri i subjektit që ka blerë produktin, emri i personit të autorizuar të blerësit, etj.

Personi i autorizuar i blerësit duhet të marrë mostrën dhe ta mbajë deri në përfundimin e sasisë së produktit, nga e cila është marrë kjo mostër, por jo më pak se për një periudhë tremujore.Në faturën e shitjes ose faturën e shoqërimit duhet të shkruhen numrat e vulave të dorëzuara që kanë shërbyer për sekretimin e mostrave të marra nga autoboti.

Me nënshkrimin nga të dy palët të faturës së shitjes apo faturës së shoqërimit, certifikohet procesi i dorëzimit të mostrës përfaqësuese të sekretuar. Në rast se nga kontrolli i Inspektoratit Shtetëror Përgjegjës (ISHP) mostra nuk është brenda standardit, atëherëISHP analizon gjithashtu edhe mostrën e dhënë nga shoqëria e tregtimit me shumicë, që ka kryer këtë furnizim, duke zbatuar procedurat ligjore në fuqi.

“Kërcënimi” i Kryeministrit

“Ne nuk do të lejojmë që me biznesin e naftës, shqiptarët paguajnë për të blerë naftë për makinën e tyre dhe dikush të pasurohet, ndërkohë që, makinat e shqiptarëve të shkatërrohen para çdo afati garancie, për shkak se lëngu që fut aty brenda rëndom nuk është lëngu që ata blejnë”.Pasi ka bërë këtë parantezë, kryeministri Edi Rama ka lajmëruar një aksion ndaj zinxhirit të tregtimit të naftës në vend duke lajmëruar përfshirjen në aksion edhe të Antikrimit Ekonomik. Kryeministria ka lënë vetëm pak javë kohë, dhe superaksioni pritet të ketë përmasat e arkëtimeve të energjisë elektrike. “Ky është paralajmërimi im!I siguroj të gjithë ata, të cilët kanë lidhje me këtë paralajmërim, se nëse nuk do ta marrin seriozisht dhe nëse nuk do të kuptojnë edhe në këto pak javë që kanë mbetur përpara fillimit të operacionit, se historia edhe në këtë sektor do të ndryshojë njëherë e përgjithmonë, do të duhet të paguajnë një çmim shumë të lartë” ka lajmëruar Kryeministri. Parashtrimet e kreut të qeverisë synojnë që nga aksionet në terren deri te ndryshimet ligjore. Por duket se, po hasen disa probleme paraprake.

Pak ditë më parë, qeveria ka miratuarngritjen e një Inspektorati në Ministrinë e Ekonomisë së drejtuar nga Arben Ahmetaj, i cili do të kontrollojë të gjitha strukturat e tjera që kanë lidhje me tregun hidrokarbur. Mirëpo miratimi superinspektoratit duket se, ka ngelur nëkomisionet parlamentare. Deputetët e mazhorancës në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese nuk kanë pranuar krijimin e njëstrukture shtesë kur qeveria tashmë i ka të gjitha institucionet dhe ligjet për vepruar.

Nga ana tjetër,Shoqata e Hidrokarbureve e sheh me skepticizëm aksionin elajmëruar të qeverisë. Luigj Aliaj, tha se shoqata i kishte propozuar qeverisë krijimin e të gjitha strukturave të kontrollit të hidrokarbureve të shkriheshin në një, pasi kështu nuk do të kishte dublim kompetencash dhe do të kishte më pak korrupsion. Aliaj tha se, ligjet për inspektimin e tregut dhe strukturat janë të ngritur, por duhet vetëm vullneti për vënë rregull në treg. Aliaj pohoi se, shoqata është e para që kërkon drejtësi në treg, sidomos në drejtim të cilësisë.

Pakica në tranzicion, Gega Oil merr me qira pikat eIT Oil

Këtë javë, në rrjetin me pakicëtë shpërndarjes së karburanteve ka ndodhur një lëvizje e madhe. Të gjitha pikat eIt Oil, në Tiranë, dikur Taçi Oil, janë marrë me qira nga Gega Oil.

It Oil kishte trashëguar nga rrjeti Taçi Oil rreth 300 pika karburanti në të gjithë vendin, duke u renditur kështu distributori më i madh i pakicës në të gjithë vendin. PorIT Oil duket se humbi konkurrueshmërinë në treg, duke mos trashëguar elasticitetin e çmimeve që tregonte Taçi Oil.

Pikat e pakicës,IT Oil, në zonën e “Siri Kodrës” nëkryeqytet pohojnë se kanë pësuar rënie të ndjeshme të xhirove ditore me më shumë se 30% në krahasim me një vit më parë.

Gega Oil, që ka marrë me qiraIT Oil, sipas ekstraktit në QKR, ka aktivitet në import-eksport, tregti me shumicë e pakicë të karburanteve, lubrifikanteve, vajrave, graso, gaz e lëndë djegëse të të gjitha llojeve dhe kategorive. Në bilancin e dorëzuar në QKR, kompania, grupi Genklaus, që ka si kompani kryesore Gega Oil, ka raportuar të ardhura nga shitjet në vlerën e 11 miliardë lekëve.

Sipas QKR, IT Oil ka hequr adresat e rreth 20 stacioneve karburanti në qytete të ndryshme të vendit gjatë muajit prill të këtij viti.

Bankers, 45% të prodhimit e shet në vend

Gjatë vitit që shkoi, Bankers Petrolium vendosi të shesë në tregun vendas gati 30% të prodhimit ditor. Ndërsa këtë vit, sipas të dhënave të kompanisë, do të shiten 45% të volumit të prodhimit në tregun vendas, me një çmim mesatar rreth 74% të brentit. Blerësi i kësaj nafte është kompania ARMO, e cila bën përpunimin e saj.

Kompania Bankers bën të ditur të dhënat operacionale të tremujorit të parë të këtij viti, sipas të cilit, prodhimi ka qenë 19,767 fuçi nafte në ditë, rreth 2,7% më pak se TM4 2014. Bankers njofton se shkaqet për uljen e prodhimit janë: ndërprerja e prodhimit në disa puse me përbërje të lartë uji, për të përshtatur reduktimet e përkohshme të ujit në tremujorin e katërt.Përveç kësaj, në fillim të shkurtit, Shqipëria përjetoi përmbytje të mëdha që i shkaktuan Bankers mbylljen e 81 puseve në zonën veriore dhe qendrore të fushës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës për shkak të aksesit të kufizuar në sipërfaqe. Kapaciteti i plotë i trajtimit të ujit rinisi në fillim të shkurtit dhe nga mesi i muajit, puset e ndalur u sollën përsëri në linjë dhe janë kthyer pothuajse në normat e mëparshme të prodhimit pas një periudhe pastrimi dhe optimizmi.

Përpunimi i naftës, 15 impiante përveç ARMO-s

Qeveria sapo ka miratuar një vendim për tëvënë nën kontroll impiantet e përpunimit të naftës në vend. Ekspertët në Ministrinë e Energjetikës thanë se, janë rreth 15 impiante të tilla në të gjithë vendin, por që përpunojnë disa nënprodukte të naftës.

Nuk përjashtohen rastet që kur këto impiante janë përdorur për të përpunuar naftë të kundërligjshme dhe duke e hedhur në treg kundrejt të gjitha rregullave për parametravetë cilësisë. Shumica e këtyre impianteve janë në zonën e Fierit. Por sipas VKM-së së fundit të qeverisë, këto impiante do të përfshihen në rilicencim dhe do të futen në një kontroll ligjor për të frenuar përdorimin ekundërligjshëm të tyre.

“Ka qenë një shqetësim shumë i madh dhe po ta vini re, në zonën e Fierit ka pasur një bum si kërpudha nga gjithë këto impiante ilegale. E gjithë kjo situatë erdhi edhe për shkak të ndryshimeve që u bënë më parë, gjoja me synimin mbase të mirë për liberalizimin”, ka pohuar ministri Gjiknuri. Por, liberalizimi kur vjen çështja te produktet e rregulluara dhe që kanë certifikime të caktuara e që cenojnë jetën dhe interesat e konsumatorit, patjetër kërkon një lloj disiplinimi më të mirë, ka shtuar ai.

Me ndryshimet ligjore,parashikohet licencimi i këtyre impianteve për kategori të caktuara të prodhimeve që bëjnë kartën teknologjike që do kenë. Në bazë të licencës dhe kategorisë ku licencohen, do të mund të kontrollohen e do të merren masat e duhura nëse shkelin detyrimet që u caktohen.

MONITOR

ME TE LEXUARAT