Thaçi: Tmerret e luftës, motiv për liderët botërorë për të forcuar paqen mes popujve

Kosovë&Rajon

thaciZëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, theksoi sot se tmerret e luftës duhet të jenë motiv për liderët botërorë për të forcuar paqen, komunikimin dhe bashkëpunimin mes popujve dhe shteteve.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Thaçi shprehet se “liderë nga e mbarë bota u bëmë bashkë dje për të kujtuar ditën kur ka filluar një nga betejat më të përgjakshme të Luftës së Parë Botërore, betejën e Galipolli-t apo Çanakkalasë. Tmerret e luftës duhet të jenë motiv për liderët botërorë që të bëjnë çdo gjë që të forcojnë paqen, komunikimin dhe bashkëpunimin mes popujve dhe shteteve. Ne, kosovarët e dimë këtë shumë mirë prandaj edhe mbesim të përkushtuar që luftë të mos ketë më kurrë”

ME TE LEXUARAT