Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Rama në muzeun e Mercedes-Benz: Sipërmarrja gjermane, interes në rritje për Shqipërinë

ramaKryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij ka në Stuttgart, kryeqendra e landit të tretë më të madh në Gjermani, Baden Wurttemberg, vizitoi dhe muzeun e Mercedes-Benz.

Me anë të një foto-albumi të postuar në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama nënvizon se, reformat ekonomike, fiskale dhe administrative, si edhe klima e përmirësuar ndjeshëm e të bërit biznes, po shënojnë impakt shumë pozitiv në vëmendjen e investitorëve të huaj

“Në mjediset e muzeut fantastik të Mercedes-Benz me sipërmarrës të automobilistikes të landit të Baden Wurttemberg-ut, për mundësitë e investimeve në Shqipëri. Reformat ekonomike, fiskale dhe administrative, si edhe klima e përmirësuar ndjeshëm e të bërit biznes po shënojnë impakt shumë pozitiv në vëmendjen e investitorëve të huaj”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij.

Kryeministri Rama shoqërohej në këtë vizitë nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.