Kosova takon sportistët: Do ti shtrij dorën Ramës nëse bëhen Kryebashkiak

Kliko per me shume info

halKandidati për kryetar të Bashkisë së Tiranës dr. Halim Kosova, zhvilloi sot një bashkëbisedim me sportistë të sport klub Tiranës. Zoti Kosova ka dëgjuar me vëmendje sygjerimet e tyre të cilat do të jenë pjesë e prograrit 4 vjeçar në krye të Bashkisë se Tiranës.

“Ndamë mendimet se çfarë duhet të bëhet më tepër për sportin sidomos këtu në Tiranë meqënëse është qyteti më i populluar. Problem kryesor që ne theksuam është infrastruktura e sportit, e terreneve sportive, pra si të thuash që nga A-ja. Shpresoj shumë që në një të ardhme t’i arrijmë këto që u diskutuan”, theksoi atletja Luiza Gega.

Kliko per me shume info

Doktor Halim Kosova dhe në kapacitetin e tij si mjek theksoi se është më mirë të harxhojmë sot pesë lekë më shumë tek sporti dhe, të pakësojmë 50 lekë nesër tek sëmundjet.

“Në vijim të një seri takimesh në mënyrë që të mbledh ide, të mbledh çfarë ka shkuar mirë dhe se çfarë duhet përmirësuar, unë pata një takim shumë sinjifikativ dhe shumë të lezetshëm me kampionët e Tiranës, të cilët edhe pse në vështirësi kanë bërë maksimumin që ta nderojnë qytetin, ekipin, pse jo Shqipërinë. Në shkëmbyem mendime dhe mendimet e tyre doemos do t’i marrim parasysh meqënëse jemi në një fazë shumë të rëndësishme të ndërtimit të programit për katër vitet e ardhshme në Bashkinë e Tiranës. Unë i falenderova dhe sigurisht ky nuk është takimi i fundit, por do të ndërtojmë sistemin e komunikimit dhe si bashki e ardhshme idea është që çdo grup interesi të ketë përfaqësim në bashki në mënyrë që idetë, vështirësitë, talentet që duhen përkrahur të gjejnë rrugën e hapur për ta realizuar këtë qëllim. Dua të jap dhe një mesazh. Meqënëse unë vij nga sektori i shëndetësisë, ilaç më të mirë, vaksinë më të mirë se për shëndetin e popullatës se sporti nuk ka, bashkë me ushqyerjen e shëndetshme. Kështu që ne bashkë, unë si mjek dhe këta si sportistë si rekordmenë, do të ndërtojmë një plan dhe në thonjëza “do të infektojmë të gjithë rininë”që t’i ngjiten kësaj rruge, e cila jo vetëm për momentin, por dhe për të ardhmen për shëndetin e popullatës ka shumë vlerë. Ne u shrehëm se më mirë të harxhojmë sot pesë lekë të sporti më shumë dhe të pakësojmë 50 lekë, nesër tek sëmundjet, “ theksoi dr. Kosova.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me sulmet personale që kryeministri Rama adresoi ndaj dr. Halim Kosovës , kandidati për Bashkinë e Tiranës theksoi se nuk ka asnjë lloj kompleksi dhe se me marrjen e bashkisë do t’i shtrijë dorën çdo gjithkujt në mënyrë që t’i ofrohet qytetarëve ajo që ata dëshirojnë.

“Që të jem i sinqertë, që në momentin që emri im doli, unë i jam përveshur punës, i kam ndaluar njerëzit përreth të më sjellin sinjale të ndryshme se kush tha çfarë, qofshin dhe miq të mi, sepse unë jam tërësisht i përqëndruar aty ku do të shkoj. Përsa i përket zotit Rama gjej rastin meqënëse po më pyesni, të shpreh konsideratë që ai gjithmonë e ka vlerësuar punën time dhe unë këtë qëndrim quaj më të sinqertë kur ai gjithmonë ka folur për punë, ka lavdëruar, dhe personalisht ma ka thënë . Të gjitha këto janë dhe në vëmendjen time. Gjëra të tjera të vogla që ju i thoni, se unë nuk i kam dëgjuar, nuk do të jenë në konsideratën time, përkundrazi , me marrjen e bashkisë absolutisht do t’i shtrij dorën çdo lloj njeriu me të cilin unë do të kem mundësi që t’i ofroj qytetarëve atë që ata dëshirojnë. Absolutisht unë nuk kam asnjë lloj kompleksi dhe këtë qëndrim do ta shihni dhe ndiqni në vijimësi”.

Zoti Kosova është takuar dhe me një grup të rinjsh të Forumit Rinor të njësisë bashkiake numër 5 ku theksoi se të gjithë së bashku do të bëjmë të mundur që qytetarëve t’u kthehet shpresa, dhe ti heqin mendimet dhe idetë që kishin dhe kanë në kokë për tu larguar nga Shqipëria. Së bashku do të kthejmë shpresën, jo vetëm Tiranës por të gjithë Shqipërisë. Për këtë qëllim jam shumë i vendosur, me qetësi , pa shumë fjalë ti bëjmë realitet këto qëndrime shumë shpejt.
“Sinqerisht nuk e kisha menduar më parë. Por si po shkonin situatat, i thirra edhe unë ndërgjegjies sime si ju edhe shumë e shumë të tjerë që të gjithë duhet të bëjmë diçka për qytetin tonë, për vendin tonë, për Shqipërinë tonë. Kam pasur një profesion që të kujdesem për një shtatëzani të shëndetshme, dhe mendova pse mos e zgjerojmë edhe pak frontin. Pse vetëm shtatëzani të shëndetshme dhe jo qytet të shëndetshëm. Të gjithë bashkë duhet të japim dorën që i duhet kryeqytetit të Shqipërisë pavarësisht ngjyrës së pantallonave të kuqe, rozë apo blu,” theksoi zoti Kosova.
Dr. Halim Kosova e ka cilësuar të papranueshëm situatën me të cilën po përballen sot të rinjtë të cilët të vetmen shpresë shohin largimin jashtë vendit.

“Nga profesioni jam gjinelokolog dhe kam përshëndetur jetën e shumë e shumë fëmijëve, kam pritur me emocione bashkë me personelin e mrekullueshëm që më ka rrethuar gjithmonë se si ju e mijëra e mijëra të tjerë keni qarë me dënesë dhe është i vetmi moment në jetë kur njeriu prindi, mjeku, të gjithë themi, sa mirë qau,sa fort qau, qau shëndetshëm, po përse nuk qau. Këtë e kam pritur me shumë gëzim, por kurrë nuk mund ta pres që pasi ju të merrni rrugën e jetës të qani përsëri. Kjo është e papranueshme për ne, për Partinë Demokratike, për popullin shqiptar dhe për të gjithë ne së bashku”.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here