Policia shqiptare hyn në bazën e të dhënave të FBI

Aktualitet

haki-cako-lu-codisPolicia shqiptare hyn në bazën e të dhënave të FBI-së amerikane. Drejtoria e Përgjithshme e policisë në Tiranë në një njoftim bëri me dije se është arritur tëinstalohet Sistemi CODIS i FBI-së, kun ë përfundim të tij u zhvillua ceremonia e diplomimit te ekspertëve biologë të Laboratorit të Policisë Shkencore që do vënë në përdorim sistemin për “Bazën e të dhënave të FBI-së për ADN-të”.

Në ambjentet e Laboratorit të Policisë Shkencore u zhvillua ceremonia e diplomimit të Ekspertëve Biologjikë të Laboratoit të Policisë Shkencore , të cilët do të vënë në përdorim , sistemin më të përparuar, Sistemi CODIS i FBI-së, për “Bazën e të dhënave të FBI-së për ADN-të”. Në ceremoni morën pjesë Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako , përfaqësues të FBI-së, si dhe Drejtori i Programit ICITAP. Në këtë ceremoni mori pjesë Ambasadori i SH.B.A, z.Donald LU.

Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO, në fjalën e hapjes ka falënderuar Ambasadorin e SH.B.A, zotin Donald LU, përfaqsuesit e FBI-së dhe misionit ICITAP, për mbështetjen dhe prezencën e tyre në ceremoninë e Instalimit të Sistemit CODIS të FBI-së, si dhe për dhënien e diplomave të trajnuareve për vënien ne përdorim të këtij sistemi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si çdo herë, dhe kësaj radhe SH.B.A, po tregon një vlerësim dhe kujdes të veçantë në mbështetjen që i kanë dhënë e po i jep Policisë së Shtetit, në modernizimin e saj me teknologji e trajnime brenda standarteve të partnerëve ndërkombëtarë.

Në këtë kuadër, ne vleresojmë sot instalimin e Sistemit CODIS, i cili është një Sistem i Kombimuar i Indeksit të AND-së, dhe lejon identifikimin e vërtetë të të dyshuareve, personave të humbur apo personave të tjerë që bëhen objekt hetimi i organeve të zbatimit të ligjit.

Lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit, krimeve të rënda e korrupsionit është një nga prioritet kryesore të Policisë së Shtetit.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kjo është një betejë e vështirë që kërkon punë të palodhur dhe bashkëpunimin e të gjitha strukturave ligjzbatuese.

Drejtoria e Policisë Shkencore, aktualisht është vendosur së fundmi në dy godina të tjera, me hapësira më të mëdha, zhvendosje e realizuar në një kohë të shkurtër dhe me fonde minimale.

Sigurisht që ka ende punë për të bërë, për të rritur cilësinë e kushteve të akomodimit të laboratoreve, për të qenë sa më funksional në punën e tyre.

Unë personalisht kam treguar interes dhe jam njohur me këto investime që synojnë në ngritjen e kapaciteteve të Policisë Shkencore për të zbuluar me metoda bashkëkohore shkencore, autorët e veprave penale.

Vendosja e sistemit CODIS, është një arritje tjetër e bashkëpunimit me partnerët tanë strategjikë dhe këto investime do të sigurojnë infrastrukturën e nevojshme për hapat drejt proçesit të akreditimit të Policisë Shkencore, drejt zbatimit të standarteve “ISO 9001” e më pas drejt standardeve më të larta si “ISO 17020” e “17025”.

Instalimi dhe udhëzimi për përdorimin e kësaj banke të dhënash nga FBI, do të përmirësojë aftësitë hetimore të Policisë së Shtetit, si dhe do të ndihmojë e mbështesë organet e tjera të zbatimit të ligjit përsa i takon indentifikimit gjatë hetimeve të tyre.

Me këtë rast, përshëndes dhe oficerët që janë trajnuar duke i uruar suksese në punën e tyre, dhe dua ti kujtoj se, ata patën fatin që janë të parët që do punojnë me këtë teknollogji moderne, prandaj u del për detyrë që gjithnje të rrisin perpjekjet per aftesimin teorik e praktik, duke dhënë kontributin e tyre në punën e vështirë të administrimit të provave shkencore.

Edhe një herë dua të falenderoj kontribuesit e këtij investimi serioz që bëhet në Policinë e Shtetit, dhe dua ti siguroj që ky investim do të ndikojë fuqishëm në rritjen e kapaciteteve hetimore të policisë në luftë kundër kriminalitetit në gjithë format e shfaqjes së tij..

Ambasadori i SH.B.A, Donald LU, në fillim të fjalës së tij ka uruar Drejtorin e Policisë së Shtetit për detyrën e re , por të vështirë e fisnike .

Më tej ka vijuar fjalën e tij me një histori mbi fuqinë e AND-së ligjore në punën e Policisë , ku në vitin 1992 në një apartament në Florida u vranë nënë e bijë dhe zbulimi i autorit u bë pas 11 vitesh nëpërmjet AND-së në një shtet tjetër. Kjo Ilustron fuqinë e AND-së për të gjetur kriminelët jo vetëm në një vend të vetëm.

Paramendoni tani fuqinë e këtij mjeti policor nëse baza e të dhënave do të përmbante informacion të kriminelëve nga e gjithë bota.

Donald LU ka theksuar se sot shpërndarësit e drogës , trafikantët e qënieve njerëzore dhe vrasësit kapërcejnë kufijtë çdo ditë.

Baza e të dhënave të FBI-së për AND-të e instaluar këtu në Shqipëri mund të ketë akses në informacionon e AND-ve prej 190 laboratorëve në 50 vende përqark botës.

Kjo bazë ka ndihmuar deri tani në mbështetjen e 250 mijë hetimeve policore.

Duke përfunduar Ambasadori i SH.BA, Donald LU, ka shprehur besimin se kjo teknologji e re e mrekullueshme do ta ndihmojë Policinë e Shtetit Shqiptar në luftën kundër grupeve të sofistikuara të krimit të organizuar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që e ndihmojnë Shqipërinë që të jetë udhëheqëse në Ballkan për përdorimin e teknologjive të reja për zgjidhjen e problemeve të vjetra.

Në fund të ceremonies, Ambasadori Donald Lu si dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Haki ÇAKO , iu kanë dorëzuar çertifikatat 8 ekespertëve biologë të laboratorit të Policisë Shkencore që përfunduan kursin për vënien në përdorim të këtij sistemi të porsa instaluar.

ME TE LEXUARAT