Politika

Miratohen ndryshimet ligjore kundër fyerjeve në internet

komisioni-mediasNdërhyrje në ligj me qëllim shmangien e komenteve ofenduese dhe denigruese në mediat online. Propozimi i deputetes Majlinda Bregu, ka gjetur mbështetjen e deputetëve dhe shoqërisë civile.

Ajo vetë vlerësoi si të palejueshme cenimin e figurës jo vetëm të personave publik, por edhe të qytetarëve të thjeshtë. Për nënkryetarin e Komisionit të Medias, Alfred Peza, me avancimin e teknologjisë, shihen të nevojshme edhe ndryshimet ligjore, për të mos lejuar cënim të personit.

Mbështetje nismës së deputetes Bregu i ka dhënë edhe institucioni Avokatit të Popullit, i cili propozoi shtrirjen e diskutimit dhe marrjen në kosnideratë të një nisme për një ligj të posaçëm për këtë çështje.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Artikuj te ngjashem

2 komente

  1. Ndaloni dhe denoni me ligj Sali Berishen me pare qe ofendon deputetet e mazhorances me fjalorin me te piste pastaj ata ne internet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close