Gjosha apel qytetarëve: Mos ikni; s’ka sinjal për rikthimin e vizave

Kliko per me shume info

gjoshaMinistrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha në një prononcim për televizionin “ ka folur për situatën e krijuar për shkak të largimeve në masë drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Ministrja e Integrimit i ka bërë thirrje që qytetarët mos të largohen pasi jo vetëm nuk do të përfitojnë azil, por prishin edhe imazhin e vendit.

Kliko per me shume info

“Më lejoni që unë të bëj një apel sot. Të gjithë shqiptarëve që tentojnë të kalojnë kufirin për vendet e zhvilluara evropiane me mendimin që mund të kërkojnë azil. Kjo është diçka që nuk mund të ndodhë. Shqipëria duhet ti jap fund kësaj historie sepse asgjë e mirë nuk i pret përveçse një kthimi në vendin e tyre sërish dhe përveç të tjerave dhe penaliteteve të cilat vendosen nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Çdo gjë e tillë e cënon Shqipërinë, çdo mesazh i tillë e cënon Shqipërinë kështu që unë do t’i lutesha që të gjithë së bashku ashtu siç kemi aspiratën për ta çuar Shqipërinë përpara në procesin e integrimit, të bëhemi sërish njësh dhe të mos e lëmë vendin sepse t’ju them të drejtën është shumë shqetësuese për mua dhe për të gjithë, jo vetëm Brukselin por edhe vendet anëtare ku Shqiptarët largohen”, është shprehur Gjosha.

Në lidhje me diskutimin se mund të ketë një rikthim të regjimit të vizave me vendet e BE, ministrja sqaron se nuk ka asnjë sinjal se vendi rrezikon rikthimin e regjimit të vizave, por pavarësisht kësaj duhet kujdes.

“Në këtë momente që ne flasim nuk ka pasur diçka konkrete të lidhur me vizat nga Bashkimi Evropian por gjithmonë ka një mesazh të fortë që vjen që ne duhet të jemi tepër të kujdesshëm kur bëhet fjala për të kërkuar azil”, ka thënë Gjosha

loading...

3 COMMENTS

  1. cfare duhet te bejne zj ministre shqipetaret jane me keq se ne kohen e enverit pa buke dhe pa shprese me qeverisjen tuaj te mbrapshte, bota i beri emargo dhe saksione putinit per luften ne ukraine kurse rama juaj po i ben emargo popullit te vet kunder ndertimeve pa leje dhe leje nuk jep

    • po mire o z. dalip, ti merr rrugen per ne Gjermani me nusen dhe femijet. Rruga nuk eshte e lire, plus do paguash edhe mafien tek kufiri se ndryshe nuk te lejojne te kalosh. Mberrite ne Gjermani, do te fusin ne nje stalle te madhe, me burra, me gra, me kalamaj te ndryshem. Dhe kjo behet e qellimshme, me beso, u krijojne kushte te renda qe te mos vene te tjere… Dhe ne ate mori njerezish ka plot njerez te ligj, ka edhe te semure. A ta mban mideja ty te shikoje burri i botes se si fle gruaja jote? A duron dot ti kur nje me semundje lekure, ose i semure nga mushkrite te preki engjejt, e kam fjalen per femijet e tu? Nje kollitje, apo teshtitje dhe e mori cuni jot TBC-ne, qe do te thote tuberkolozin ne mushkri, ose semundjen e lekures, ata femije jane , lozin bashke, dhe kapin lodra te ndryshme, miqesohen shpejt, dhe nuk i ndalon dot. E them kete nga eksperienca personale imja. Pasi te mbajne per pak muaj, te kthejne mbrapsh, ata nuk te paisin me kartat e atij vendi. Tani beji llogarite mire, para per rrugen harxhove, vajte ne stalla derrash per te fjetur, dhe ushqimi si mos me keq, merr edhe ndonje semundjeper vehten tende, dhe c’eshte me e keqja, FEMIJET E TU, dhe pastaj : marsh nga ke ardhur te thote gjermani…Kujt i bere dem? Hajde diten e mire burazer….

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here