Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Apelimi i pafajësisë së Arben Frrokut, përcaktohet trupi gjykues

Arben-Frroku-Kryekomisari-Dritan-Lamaj-300x221Nertina Kosova, Nure Preni, Amarildo Laçi, Albana Boksi dhe Dhimitër Lara, do të jenë pesështja e trupës gjyqësore që do të shqyrtojë apelin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda lidhur me pafajësinë e Arben Frrokut.

Shorti për përcaktimin e trupit gjykues u hodh sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Apelit.

10 ditë më parë Prokuroria dorëzoi pranë kësaj gjykate apelimin e pafajësisë së Frrokut. Po kështu organi i akuzës iu drejtua me një kërkesë edhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku i kërkonte verifikimin e vendimit të shkallës së parë për Arben Frrokun.

KLD vendosi nisjen e verifikimit për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda ndaj Arben Frrokut.

Kërkesa e Prokurorisë për apelimin e vendimit është e bazuar në dy dëshmi të rëndësishme që sipas Prokurorisë vërtetojnë akuzën e ngritur ndaj Arben Frrokut.

Dëshmitari i mbrojtur dhe një çift që pretendon se ka parë vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamajt janë provat që paraqet akuza, mbi bazën e të cilave Prokuroria kërkon dënimin me “burg përjetë” për Arben Frrokun që la pak ditë më parë qelitë e paraburgimit.

Më 3 prill 2015 Gjykata e Krimeve të Rënda hodhi poshtë pretencën për deklarimin fajtor të Arben Frrokut për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt dhe dënimin e tij me burg përjetë dhe e shpalli të pafajshëm.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet